☁️
Tiranë 20°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $81,063 ▼ -0.07% ETH $2,616 ▲ +0.28% XRP $1.3969 ▼ -0.17% SOL $110.1800 ▼ -2.61%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania ngre alarmin për kërcënime të mundshme nga Irani

BERLIN/TEHERAN, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Politikanë dhe ekspertë të sigurisë në Gjermani kanë paralajmëruar për rrezikun e sulmeve iraniane në Evropë, pasi gazeta iraniane “Hamshahri” publikoi një listë me politikanë perëndimorë që, sipas saj, duhet të përballen me “hakmarrjen e popullit iranian”.

Mes emrave ishte edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Deputeti konservator Roderich Kiesewetter deklaroi se regjimi iranian mund të ketë planifikuar prej kohësh atentate dhe sulme terroriste në Perëndim, përfshirë Gjermaninë.

Sipas tij, Teherani përdor terrorizmin për të forcuar pozitat e tij brenda dhe jashtë vendit.

Kryetari i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete, Marc Henrichmann, tha se rasti tregon nevojën për vigjilencë më të madhe, duke paralajmëruar se shërbimet iraniane mund të kryejnë operacione edhe në Evropë përmes personave të rekrutuar për misione të veçanta.

Edhe përfaqësues të Partisë Socialdemokrate dhe të Gjelbërve e cilësuan situatën shqetësuese, ndërsa deputeti Konstantin von Notz tha se publikimi i listës ka shumë gjasa të jetë bërë me miratimin e udhëheqjes iraniane dhe përfaqëson një përshkallëzim të ri të kërcënimeve. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.