🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.46 ▲0.86%
ARI 4,387 ▼1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,586 ▲ +0.29% ETH $1,913 ▲ +0.34% XRP $1.0005 ▼ -0.37% SOL $76.9300 ▲ +1.21%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.46 ▲0.86 % ARI 4,387 ▼1.95 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.46 ▲0.86 % ARI 4,387 ▼1.95 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA vendos sanksione ndaj kryetares dhe një zyrtari të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH -AA/- SHBA-ja vendosi të martën sanksione ndaj kryetares së Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN), Tomoko Akane, dhe zyrtarit Abdoulaye Seye.

Akane, shtetase japoneze që shërben si kryetare e GJPN-së që nga viti 2024, dhe Seye, shtetas senegalez, u përfshinë në Listën e Shtetasve të Sanksionuar Posaçërisht (SDN) të Departamentit amerikan të Thesarit, sipas faqes së internetit të këtij institucioni.

Të dyja përcaktimet janë bërë në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14203, “Vendosja e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e nënshkroi më 6 shkurt 2025 dhe i cili që atëherë është përdorur për të vendosur sanksione ndaj dhjetë zyrtarëve të GJNP-së, përfshirë ish-prokurorin e përgjithshëm Karim Khan dhe tetë gjyqtarë.

Përfshirja në listë bllokon çdo pasuri të Akanes dhe Seyes që ndodhet në SHBA dhe u ndalon shtetasve dhe subjekteve amerikane të kryejnë transaksione me ta.

Masa vjen në një kohë kur Washingtoni ka shtuar presionin ndaj gjykatës, pasi ajo lëshoi në nëntor 2024 urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime të dyshuara lufte në Gaza.

Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit nisi një fushatë që synon çmontimin e asaj që administrata Trump e ka përshkruar si kërcënim nga GJPN-ja ndaj “sovranitetit amerikan”.

Duke folur muajin e kaluar në Camp David, sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se GJNP-ja “e ka bërë veten të paligjshme” duke pretenduar juridiksion mbi vendet që nuk janë anëtare të gjykatës. SHBA-ja nuk është palë e GJNP-së dhe prej kohësh kundërshton juridiksionin e saj.

Trump më pas tha se Rubio po përpiqej të “mbronte Bibin dhe persona të tjerë”, duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Akane, kryetarja e gjashtë e GJNP-së dhe shtetasja e parë japoneze që mban këtë post, ka kritikuar vazhdimisht fushatën e sanksioneve që nga fillimi i saj. Në dhjetor, ajo i tha Asamblesë së Shteteve Palë të gjykatës se masat nuk do të ndryshonin mënyrën se si gjyqtarët e interpretojnë mandatin e tyre.

“Ne nuk do të pranojmë kurrë asnjë lloj presioni nga askush për çështjet e interpretimit të kuadrit ligjor dhe gjykimit të çështjeve”, tha Akane në asamble, duke theksuar se “pavarësia dhe paanshmëria e gjykatës janë yjet tanë udhërrëfyes dhe mbeten të paprekura”.

GJNP-ja ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me sanksionet e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.