🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.46 ▼0.75%
ARI 4,140 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,582 ▲ +5.17% ETH $2,428 ▲ +7.74% XRP $1.3068 ▲ +4.21% SOL $96.3300 ▲ +5.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.46 ▼0.75 % ARI 4,140 ▲1.65 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.46 ▼0.75 % ARI 4,140 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet autori 68-vjeçar! Krimi në sy të nipit dhe dhëndrit, mister motivi

Në foton poshtë është Hysni Patushi, i cili dyshohet se vrau sot (19 shtator) me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushin, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, zona pranë SPAK-ut.

Ai u vetëdorëzua në Komisariatin e Kamzës pak pas krimit.

Ngjarja është raportuar në orën 10:20, ndërsa shërbimet e policisë janë njoftuar nga Salla Operative për një plagosje me mjet prerës brenda familjes.

Në banesën e tyre në zonën e Zogut të Zi, ka mbërritur menjëherë ekipi i urgjencës mjekësore, i cili ka konstatuar vdekjen e Lumturie Patushit. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj, Hysni Ramadan Patushi.

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, ngjarja është parë edhe nga një prej nipërve të çiftit, 14-vjeçari A. J., i cili ndodhej në banesë me vëllezërit e tij të vegjël dhe gjyshërit, si dhe dhëndri. Sipas deklarimeve paraprake, ai kishte parë gjyshërit duke debatuar dhe, pasi ishte larguar për pak çaste nga banesa, kur ishte kthyer kishte parë gjyshin duke goditur me thikë gjyshen.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar ishte larguar nga banesa, ndërsa policia kishte nisur kërkimet për lokalizimin e tij. Në vendngjarje nuk është gjetur apo sekuestruar ende mjeti prerës.

Autori i dyshuar, Hysni Patushi, është vetëdorëzuar në Komisariatin nr. 5, ku është shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.