🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.04 ▼1.23%
ARI 4,138 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,538 ▲ +3.3% ETH $2,427 ▲ +5.72% XRP $1.3092 ▲ +2.51% SOL $96.0000 ▲ +3.13%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.04 ▼1.23 % ARI 4,138 ▲1.61 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.04 ▼1.23 % ARI 4,138 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë

Zjarret kanë përfshirë edhe Parkun e Lurës pasditen e sotme, ku janë parë gjuhë flakësh dhe re të mëdha tymi.

Vatra u lokalizua në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, aty ku kishte pasur më herët një tjetër vatër, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur.

Në terren janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, efektivë dhe punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Në operacionin për neutralizimin e zjarrit po marrin pjesë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në masivin pyjor.

Informohet se vatra e zjarrit ndodhet në një sipërfaqe të mbuluar me pishë të zezë, një prej masiveve të pakta pyjore që kanë mbetur në park.

Kjo zonë është dëmtuar ndër vite nga prerjet e paligjshme dhe zjarret e përsëritura, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese për ekosistemin.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje dhe angazhim maksimal nga strukturat përgjegjëse, me qëllim vënien sa më shpejt nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera të parkut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.