⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,206 ▼ -1.15% ETH $2,241 ▲ +0.33% XRP $1.2508 ▲ +0.49% SOL $96.3400 ▼ -0.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Freedom for the Liberators” do të shfaqet në Times Square të New Yorkut

Veprimtari i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shpend Gjocaj, ka njoftuar se më 7 shtator në Times Square të New Yorkut pritet të shfaqet grafiku me mesazhin “Freedom for the Liberators”.

Gjocaj ka publikuar në Facebook një konfirmim nga “Welcome to Times Square”, sipas të cilit materiali do të transmetohet gjatë ditës për 15 deri në 30 sekonda në çdo orë.

Ky aktivitet vjen në kuadër të një serie organizimesh të paralajmëruara në Kosovë dhe jashtë saj, në prag të leximit të verdiktit në Hagë.

Në Kosovë, aktiviteti kryesor është “Marshi për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, në orën 14:00, duke nisur nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Platforma “Liria ka Emër” ka nisur nismën mbarëkombëtare “Kosova po pret”, përmes së cilës janë paralajmëruar një varg aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe përkujtimore.

Përfaqësuesit e platformës kanë bërë të ditur se “Marshi për Liri” do të jetë një manifestim masiv paqedashës, i cili do të mbahet vetëm pak ditë para shpalljes së verdiktit në Holandë.

Kalendari i aktiviteteve përfshin edhe “Netët e Lirisë”, tubime përkujtimore rreth zjarreve simbolike në shtatë zonat operative të dikurshme të UÇK-së, si dhe ngritjen e flamujve kombëtarë dhe të emblemës së UÇK-së në vende të ndryshme të Kosovës.

Aktivitetet tashmë kanë nisur në disa prej zonave të dikurshme të rezistencës. Mbrëmjen e 5 shtatorit, në Llap është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në prani të ish-komandantëve dhe veteranëve.

Ndërkaq, për mbrëmjen e 6 shtatorit, në orën 19:00, është paralajmëruar tubimi i radhës në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Aktivitete mbështetëse janë planifikuar edhe në Hagë, ku mbështetësit pritet të mblidhen një natë para shpalljes së vendimit.

Sipas planit të bërë publik, grumbullimi në Hagë do të nisë në orën 22:00 të 15 shtatorit dhe do të vazhdojë deri në fillimin e seancës së 16 shtatorit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.