⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +0.15% ETH $2,259 ▼ -0.02% XRP $1.2452 ▼ -0.63% SOL $93.7800 ▼ -2.13%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

‘Fruthi është përhapur në dy institucione parashkollore”, KOMF: Duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze kërkesat për vaksinim

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shpreh shqetësimin për paraqitjen e vazhdueshme të rasteve të reja dhe rritjen e numrit të fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), deri më 27 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 78 raste me fruth.

“Aktualisht, 17 fëmijë janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor. Dy prej tyre, për shkak të vështirësive në frymëmarrje, janë duke u trajtuar me mbështetje me oksigjen. Fëmijët e prekur janë kryesisht të moshës 1 deri në 2 vjeç”, thuhet në reagim.

KOMF thekson se shqetësim të veçantë paraqet fakti se fruthi është përhapur në dy institucione parashkollore, ku janë prekur fëmijë të pavaksinuar.

“Sipas masave të IKShPK-së, nuk lejohet pranimi i asnjë fëmije në institucionet parashkollore dhe shkollore pa paraqitjen e dokumentit zyrtar (vërtetimit të vaksinimit). KOMF thekson se institucionet parashkollore janë të obliguara t’i zbatojnë në mënyrë rigoroze masat parandaluese të përcaktuara nga IKShPK. Prandaj, KOMF u bën thirrje institucioneve parashkollore që t’i zbatojnë me përgjegjësi këto masa dhe të sigurojnë mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve”, thuhet në reagim.

KOMF u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të vaksinojnë fëmijët e tyre në përputhje me kalendarin e rregullt të vaksinimit.

“Vaksinimi është obligim ligjor i prindërve dhe një masë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së fëmijëve”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.