☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Gashi uron Radevin, pret qeveri stabile në Bullgari dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot uroi Rumen Radev për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe tha se shpreson se më në fund, në Bullgari do të ketë një qeveri të qëndrueshme politike dhe se do të mbyllen çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit.

“Është normale që për ne si shtet është në dobi të kemi një qeveri të qëndrueshme politike në Sofje, që të mund të mbyllim çështjet që janë të hapura. E dini se kjo Qeveri që nga fillimi ka një zotim të qartë se rruga evropiane është pjesë e agjendës dhe prioritetit tonë. Por, sigurisht, dilemat për të cilat tashmë është e qartë se cilat janë, duhej t’i zgjidhnim së bashku me një qeveri politike në Bullgari”, theksoi Gashi.

Kryetari i Kuvendit shpreson dhe pret që sa më shpejt të formohet qeveria dhe të vendoset kontakti dhe në këtë mënyrë, “të kapet treni” dhe të fillohet me hapjen e kapitujve në rrugën drejt integrimit.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, ai u përgjigj se Kuvendi është i gatshëm dhe mund të nisë menjëherë procedurën, por nevojitet vetëm një marrëveshje politike dhe garanci se nuk do të ketë çështje të tilla në lidhje me identitetin në të ardhmen.

“Janë të qarta procedurat për ndryshimin e Kushtetutës dhe dihet kush mund të jetë propozues”, theksoi Gashi.

Ai shtoi se propozues mund të jenë edhe deputetët, Qeveria dhe presidenti i shtetit.

“Vetëm të arrihet marrëveshja, pastaj procedura mendoj se do të jetë pjesa më e lehtë”, theksoi kryetari i legjislativit.Të gjithë deputetët shqiptarë në Kuvend, theksoi Gashi, e dëshirojnë këtë sa më shpejt. Por ai kujtoi se nevojiten 80 vota deputetësh për ndryshimin e Kushtetutës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.