☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 78.18 ▲0.05%
ARI 4,010 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,064 ▼ -2.65% ETH $1,764 ▼ -2% XRP $1.0607 ▼ -2.1% SOL $74.6600 ▼ -2.49%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 78.18 ▲0.05 % ARI 4,010 ▲0.11 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 78.18 ▲0.05 % ARI 4,010 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
14 Jul 2026
Breaking
Politika

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në Shqipëri, duke zbuluar se fillimisht policia dyshoi se pas tyre fshihej Irani, për shkak të sulmeve kibernetike të viteve të fundit.

Sipas Feratit, inteligjenca policore ka siguruar të dhëna nga Telegram, ku individë të caktuar që morën rolin e protagonistëve brenda protestës kaluan nga thirrjet për bojkot në ato për sabotim të plotë, duke planifikuar skenarë ekstremë për të bllokuar rrugën e këngëtarit Kanye West dhe për të ndaluar me çdo kusht pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe të huajve në koncertin e tij.

Gazetari theksoi se në këto grupe kishte thirrje të hapura dhe të dokumentuara për të sulmuar virtualisht bizneset e ndryshme, duke shënjestruar veçanërisht influencuesit që bënin marketing.

 “Ka ndodhur që në këto kallëzime, biznesmenë të caktuar, që nuk janë vetëm në fushën e turizmit dhe në fushën e shërbimeve të bizneseve, restoranteve, hotelerisë, ka kallëzim madje edhe nga struktura spitalore private që po ashtu, që po ashtu e kanë ndier veten të sulmuar nga këto reviews që nuk është se po themi vijnë nga akaunte të cilat nuk janë të verifikueshme apo janë robotike.

Fillimisht, prej së vërtetës, kur janë administruar kallëzimet e para, policia në fakt ka dyshuar që ky sulm vinte nga Irani, duke patur parasysh sulmet kibernetike të kësaj natyre që gjatë viteve të fundit Shqipëria ka qenë nën lupën e strukturave iraniane. Por nga hetimet më pas dhe kallëzimet që u administruan, rezultoi që nuk bëhej fjalë për një situatë të tillë, por bëhej fjalë, me pak fjalë, nuk ishin iranianët, por ishin flamingot po themi ato që po sulmonin biznesin.

Policia ka sistemet e saj, mënyrën e saj të operimit, hetimit e të tjerë me radhë, ku ka rezultuar që në disa kanale komunikimi, që me sa duket policia nëpërmjet strukturave të saj ka arritur të sigurojë informacion, ka rezultuar që me koncertin e Kanye West, pati komunikime nga organizatorë apo personazhe të caktuar, jo të gjithë duhet të theksojmë, nga individë të caktuar brenda protestës të cilët kanë marrë rolin e protagonizmit, të cilët bënin thirrje që të sabotohej, jo të bojkotohej.

Madje ka patur thirrje në kanale Telegram që unë i kam parë, madje disa janë bërë dhe publike, që t’i bllokohej rruga këngëtarit, të kishte situata nga më të ndryshmet, të mos lejoheshin qoftë shqiptarët apo të huajt të shkonin në koncertin. Dhe në këto kanale, policia po ashtu ka administruar të dhëna që individë të caktuar kanë bërë thirrje që të sulmohen këto biznese, kryesisht jo vetëm individë të cilët ndoshta i bëjnë reklamë apo marketing, influencerët në këtë rast, në fushën e biznesit të kryeministrit, por edhe individë të tjerë të caktuar”, është shprehur Ferati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.