Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,778 ▲0.38%
DOW 53,671 ▼0.19%
NASDAQ 26,717 ▲0.49%
NAFTA 82.48 ▼0.95%
ARI 4,425 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,430 ▼ -0.05% ETH $1,880 ▼ -0.7% XRP $1.0027 ▼ -0.97% SOL $75.7200 ▼ -0.07%
S&P 500 7,778 ▲0.38 % DOW 53,671 ▼0.19 % NASDAQ 26,717 ▲0.49 % NAFTA 82.48 ▼0.95 % ARI 4,425 ▼0.95 % S&P 500 7,778 ▲0.38 % DOW 53,671 ▼0.19 % NASDAQ 26,717 ▲0.49 % NAFTA 82.48 ▼0.95 % ARI 4,425 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Gazetarja e vë në siklet kreun e Listës Serbe: Në fillim u tha që gjendja ishte stabile, pse Rashkoviq u dërgua në Beograd?

Një gazetare ka ngritur pikëpyetje lidhur me gjendjen shëndetësore të Nenad Rashkoviqit, për të cilin Lista Serbe ka pretenduar se është rrahur nga Policia e Kosovës, ndërsa më pas është transferuar për trajtim në Beograd.

Gjatë një konference për media, gazetarja e ka vënë në vështirësi kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, duke e pyetur nëse transferimi i Rashkoviqit në Beograd ka qenë i domosdoshëm nga pikëpamja mjekësore, duke pasur parasysh se më herët ishte raportuar se gjendja e tij ishte stabile.

“Unë nuk e di kush ka deklaruar këtë mëngjes se gjendja ishte stabile. Unë kam dhënë deklaratë mbrëmë dhe kam thënë se gjendja ishte jostabile. Këtë mund ta verifikoni shumë lehtë”, është përgjigjur Elek.

Gazetarja iu referua edhe deklaratës së mjekut kujdestar, ndërsa Elek sqaroi se bëhej fjalë për vlerësime fillestare gjatë procesit të diagnostikimit.

“Kur bëhet fjalë për pacientët më të rrezikuar në njësinë e kujdesit intensiv, kurrë nuk vendos vetëm një mjek, por vendos kolektivi i mjekëve”, tha ai.

Sipas Elekut, ekipi mjekësor kishte vlerësuar se, për shkak të gjendjes së paqëndrueshme shëndetësore, Rashkoviqi duhej të transferohej në Qendrën Klinike Universitare të Serbisë në Beograd.

Gazetarja ngriti edhe çështjen e dokumentacionit mjekësor, duke pyetur nëse inspektorët e policisë kishin marrë dokumentacionin nga spitali.

“Tek unë nuk ka ardhur askush dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me ta. Ata kanë qenë për të marrë deklaratë nga pacienti”, deklaroi Elek.

Ai shtoi se dokumentacioni mjekësor nuk mund të largohet nga spitali dhe as t’i dorëzohet dikujt pa një urdhër të gjykatës.

Sa i përket shkallës së lëndimeve, Elek tha se për këtë mund të flitet vetëm pas përfundimit të trajtimit dhe pas vlerësimeve përkatëse mjekësore.

Kujtojmë se të martën, Nenad Rashkoviq pretendoi se ishte rrahur nga Policia e Kosovës. Të njëjtin pretendim e përsëriti edhe Lista Serbe, ndërsa pas transferimit të tij në Beograd, ai u vizitua edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka informacion që Rashkoviqi është rrahur nga zyrtarët policorë, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për rastin.

Po ashtu, një ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se kishte gjetur armatim në fshatin Dren të Zubin Potokut, në afërsi të pronave të Rashkoviqit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.