☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Gërvalla për hedhjen me ujë në Kuvend: Për fat të mirë ishte nxehtë, s’u bë dëm i madh

Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla ka folur për incidentet në kuvend ku asaj bashkë me deputeten e VV-së, Arbërie Nagavcin, iu hodh ujë nga deputetet e PDK-së dhe të AAK-së.

Gërvalla tha se politika bëhet me mjete të ndryshme, por sipas saj, është e rëndësishme që të mos e humbasin arsyen në asnjë prej aksioneve politike, duke shtuar se për fat të mirë, atë ishte edhe nxehtë dhe se freskimi me ujë nuk ishte ndonjë dëm i madh.

“Unë u mundova edhe atë ditë brenda sallës së kuvendit, në një situatë jashtëzakonisht të zhurmshme, u mundova të kontribuojë që të iu them se zgjidhja gjendet në tavolinë, ejani ulemi të bisedojmë, mirëpo nuk e pata përshtypjen që dikush ishte në kërkim të zgjidhjes. Donin të bënin zhurmë, është në rregull, opozita është opozitë. Unë nuk e gjykoj askënd. Për fat të mirë ishte edhe nxehtë, freskimi me ujë nuk është që ishte ndonjë dëm shumë i madh, mirëpo shumë e rëndësishme është që të gjithë kemi familje, kemi rreth shoqëror, rreth familjar dhe jam e bindur se ashtu si neve, rrethi ynë shoqëror na thotë ‘aman, gjejeni një zgjidhje, sepse nuk janë zgjidhje zgjedhjet’. Prandaj, ka ardhur koha që të gjithë bashkë të tregojmë seriozitet”, tha Gërvalla.

Gërvalla pas diplomimit të 100 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës foli edhe për çështjen e presidentit dhe qëndrimet e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kjo e fundit të qëndrojë në opozitë.

Ajo u shpreh se shpreson që LDK-ja të kontribuojë në zgjedhjen e një presidenti konsensual, kërkesë kjo që sipas saj, ishte shprehur nga VV-ja që në fillim të bisedimeve. /Kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.