Gërvalla viziton lokacionin e gërmimeve në Kalludër: Nuk është koha për spekulime, presim rezultate konkrete
Ministrja në detyre e Drejtësisë, Donika Gërvalla e vizitoi sot zonën në Kalludër të Zubin Potokut ku po dyshohet për varrezë masive, dhe që aty të jenë mbetjet mortore 23 personave të vrarë e zhdukur gjatë luftës.
Por, ajo bëri thirrje për përmbajtje deri në konstatimet e profesionistëve.
“Nuk është koha për spekulime, fjalë të mëdha dhe zhurmë të madhe, t’I lëmë profesionistët të bëjnë punën e tyre dhe më pas të shohim se kush ndodhet poshte dhe a ka më shumë apo më pak”, shtoi ajo.
Gërvalla këtë e ka quajtur si të tmerrshëm faktin që ende ka trupa të pagjetur gati pas 3 dekadash nga mbarimi I luftës.
“Është e tmerrshme që edhe 27 vjet pas clirimit të vendit tonë kemi 1 mijë e 500 trupa të pagjetur, emi më shumë se 1 mijë e 500 familje të cilat cdo ditë rrijnë me kokën nga dera që dikush të iu sjell lajmin që të paktën janë gjetur familjarët e tyre. . Këtu gjithqka është duke u bërë profesionaisht, të gjitha njësitë e përfshira janë duke bërë punën e mirë dhe besoj që së shpejti do të kemi rezultatet sa më të sakta dhe konkrete me qëllim se të akktën familjarët e atyre që janë ëtu t’I informojmë se mund t’I varrosin”, tha ajo.
Gërvalla, tha se për çdo ditë po rritet presioni ndaj Serbisë që t’I hap arkivat dhe t’I dorëzojë të gjithë të pagjeturit. /kp/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.