☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,033 ▼ -0.93% ETH $2,387 ▼ -0.94% XRP $1.2934 ▼ -1.9% SOL $102.8000 ▼ -1.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Gonxhja: Njerëzit duhet të informohen se kush iu flet, kujdes nga kush po e merr sheshin…

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se sa i përket protestës njerëzit duhet të informohen kush iu flet, kujdes nga kush po e merr sheshin.

Sipas tij, detyra e qeverisë është që “t’u themi qytetarëve: kujdes se kush po ju udhëheq, kujdes se kush po ju merr sheshit, kujdes se kush po ju çon ku”.

“Detyra jonë është që qytetarët të jenë të mirëinformuar se me kë po flasin dhe drejt çfarë rruge po u mbledhin për t’u nisur.

Por detyra jonë është t’u themi qytetarëve: kujdes se kush po ju udhëheq, kujdes se kush po ju merr sheshit, kujdes se kush po ju çon ku”, u shpreh Gonxhja.

Ai theksoi se aktualisht duhet pasur parasysh ekonomia

“Gropa e skemës së pensioneve ka qenë mbi 600 milionë euro. Punuam, punuam, punuam. Unë natyrisht kam qenë një ndër ministrat e radhës që kam punuar për ta ulur këtë gropë në 180 milionë euro.

Kjo gropë erdhi nga një reformë e gabuar pensionesh, e cila në vitet para 2014 e groposi skemën e pensioneve. Ne sot e kësaj dite, dhe për nja 10-15 vjet të tjera, do të paguajmë.

Natyrisht, sepse skema… Njerëzit duhet ta dinë. E vërteta është shumë e lodhshme nganjëherë. Tani unë po ju them: kush nga ne nuk e di këtë gjë? Nuk bëhet dot që ti të shkosh papritur dhe ta injektosh skemën e pensioneve me gjithë buxhetin e shtetit. Sepse duhet të investosh, sepse pagat… Kjo nuk pritet. Dhe do të donin t’u jepnim nga 1.000 e nga 2.000 lekë. Po kjo gjë nuk bëhet në rast se nuk rritet ekonomia.  E kanë provuar shtete të ndryshme, kanë marrë kredi miliarda eurosh dhe kanë vënë, kanë rrezikuar ekonomitë e tyre dhe nuk është kaq kollaj. Po nuk funksionon ekonomia, nuk rriten pensionet”, deklaroi më tej Gonxhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.