🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.55 ▼1.2%
ARI 4,073 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,049 ▼ -1.31% ETH $2,310 ▼ -2.36% XRP $1.2990 ▼ -3.24% SOL $99.8800 ▼ -2.03%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Google konfirmon hetimet për review-t e rreme, në funksion mekanizmat mbrojtës për bizneset shqiptare

Google ka konfirmuar se ka aktivizuar mekanizmat mbrojtës për bizneset në Shqipëri, pas valës së sulmit të koordinuar me review të rreme në platformën Google Maps.

Në një email drejtuar Policisë së Shtetit dhe të siguruar nga TemA, Google bën të ditur se po heton të gjitha llogaritë e raportuara, përfshirë edhe rastet më të fundit, ndërsa mekanizmat mbrojtës janë vendosur tashmë në funksion.

“Ekipi ynë po heton të gjitha llogaritë, përfshirë edhe atë më të fundit që keni raportuar. Mekanizmat mbrojtës janë vendosur tashmë dhe do t’ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur me zgjidhjen përfundimtare”, thuhet në përgjigjen e Google.

Emaili vjen në mes të hetimeve mbi fushatën e komenteve dhe vlerësimeve të rreme ndaj bizneseve në industrinë e turizmit, të cilat u bombarduan review të rreme negative brenda një kohe të shkurtër.

Ndërkohë, Google më herët ka realizuar rikthimin e vlerësimeve autentike të bizneseve të prekura, ndërsa procesi i verifikimit dhe heqjes së review-ve të manipuluara vijon.

/TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.