☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.54 ▲2.49%
ARI 4,009 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,919 ▼ -4.14% ETH $2,199 ▼ -5.29% XRP $1.2094 ▼ -7.19% SOL $94.0000 ▼ -6.22%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.54 ▲2.49 % ARI 4,009 ▼0.55 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.54 ▲2.49 % ARI 4,009 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Greqi, riformatim i pjesshëm i kabinetit “Tsipras”

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka bërë një rikompozim të pjesshëm të kabinetit të tij, pas dorëheqjes së ministrit të Ekonomisë, Dimitris Papadimitriou, dhe zv.ministres së Punës, njëkohësisht bashkëshortja e tij, Rania Antonopoulos.
Çifti në fjalë ka dhënë dorëheqjen për arsye morale, pasi merrte subvencionim të ligjshëm për qiranë e banesës, duke përfituar nga një kauzolë e miratuar në Parlament. Ky akt është zbuluar dhe kritikuar nga mediet dhe opinioni publik, duke u quajtur si skandal, pasi përveç faktit që Papadimitriou dhe Antonopoulos ishin nga politikanët më të pasur, në të njëjtën kohë mijëra grekë janë të përjashtuar nga disa subvencione të vogla dhe asistenca sociale minimale që jep qeveria.

Tsipras ka kritikuar në fillim opozitën, duke thënë se ministrat e tij dorëhiqen kur bëhet fjalë për arsye morale, qofshin ato të ligjshme dhe me vlerë 23 mijë euro, ndërsa konservatorët heshtin për skandalin e gjigantit farmaceutik “Novartis”, që ka dëmtuar me më shumë se 23 miliardë euro ekonominë.

Më pas, ai ka emëruar në postin e ministrit të Ekonomisë krahun e tij të djathtë, Yiannis Dragasakis,njëkohësisht zv.kryeministër. Në vend të ministrit të Emigracionit, Yiannis Mouzalas, që është larguar për arsye shëndetësore, është emëruar ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas.

Në vendin e tij është caktuar një emër surprizë, Fotis Kouvelis, ish-udhëheqës i një prej partive të vogla të majta, dikur aleate të “Syriza”-s, por edhe pjesë e një koalicioni qeveritar me konservatorët e socialistët gjatë krizës së viteve 2011-2012.

Gjithashtu, 3 emrat e rinj që futen në kabinetin qeveritar janë Meropi Tzoufi, si zv.ministre e Arsimit; Athanasios Iliopoulos, si zv.ministër i Punës; si dhe Constantine Stratis, si zv.ministër i Kulturës dhe Atletikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.