🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.21 ▼1.03%
ARI 4,145 ▲1.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,742 ▲ +5.65% ETH $2,433 ▲ +8.23% XRP $1.3121 ▲ +4.24% SOL $96.8100 ▲ +6.18%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.21 ▼1.03 % ARI 4,145 ▲1.76 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.21 ▼1.03 % ARI 4,145 ▲1.76 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Greqia plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë euro për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit, paradhënie dhe

Greqia ka në plan të ripopullojë zonat e banuara përgjatë kufirit me Shqipërinë, për të luftuar fenomenin e reduktimit të popullsisë me një paketë financiare deri në 10,000 euro për familje dhe paradhënie prej 50%.

Sipas mediave greke, pjesë kyçe e këtij plani janë bashkitë e Sulit dhe Filatit në Thesproti, si dhe ato të Pogonit e Konicës pranë Janinës, që historikisht kanë qenë të populluara edhe nga çamët, të cilët u dëbuan masivisht drejt Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Për shkak se këto treva hyjnë te zonat e izoluara malore që u braktisën ndër vite, projekti parashikon edhe investime të drejtpërdrejta në infrastrukturë, përfshirë hapjen e kopshteve, shkollave dhe klinikave shëndetësore.

Programi synon zbutjen e dyndjes drejt metropoleve dhe krijimin e mundësive të reja në zonat e braktisura. Aplikimet nisin në tetor.

Përfitues është kushdo që jeton dhe punon me dokumente të rregullta në Greqi, përfshirë nomadët digjitalë, pasi kushti i një parakontrate pune është hequr.

Veç brezit kufitar me Shqipërinë, projekti përfshin edhe rajone të tjera përgjatë kufijve me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Plani fillestar, sipas medias greke, nisi me ripopullimin e ishullit të largët të Kastellorizos, ku Athina synon të fuqizojë pretendimet e saj sovrane dhe të sigurojë zonat vitale ekonomike detare në Mesdheun Lindor mes tensioneve me Turqinë, duke garantuar një prani të vazhdueshme civile e ushtarake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.