☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.01 ▼1.32%
ARI 4,276 ▼2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,218 ▼ -2.35% ETH $1,737 ▼ -3.25% XRP $1.1811 ▼ -3.15% SOL $71.5200 ▼ -3.21%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.01 ▼1.32 % ARI 4,276 ▼2.4 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.01 ▼1.32 % ARI 4,276 ▼2.4 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Daut Haradinaj ka bërë të ditur se do të lirojë pozitën e deputetit, duke theksuar se këtë vendim e merr me bindjen se përgjegjësia ndaj vendit nuk kufizohet vetëm në një funksion institucional.“Unë jam krenar me kombin tim dhe me vendin tim. Për të gjithë ata që e duan Kosovën të zhvilluar dhe në rrugën e drejtë, ndihem i vlerësuar dhe mirënjohës për besimin që ma keni dhënë. Por mbi të gjitha, dua t’i falënderoj ata që më përzgjodhën si përfaqësues të tyre,” ka shkruar Haradinaj.Ai ka shtuar se zëri i tij do të vazhdojë të jetë aktiv në çdo hapësirë ku kërkohet angazhim për Kosovën dhe interesin e qytetarëve.“Zëri im nuk do të jetë vetëm në foltoren e Kuvendit. Zëri im do të jetë i pranishëm kudo ku kërkohet angazhim për Kosovën, për interesin e qytetarëve dhe për të ardhmen që e duam të gjithë,” ka theksuar ai.Haradinaj ka bërë të ditur se këtë vendim e merr si pjesë të një angazhimi më të gjerë publik dhe kombëtar.“Siç kam premtuar që në fillim, do ta liroj pozitën e deputetit për t’u dhënë hapësirë kolegëve të mi. Këtë e bëj me bindjen se përgjegjësia dhe kontributi ndaj vendit nuk maten vetëm me një pozitë,” ka shkruar ai.Në fund, ai ka ritheksuar se Kosova mbetet mbi të gjitha për të.“Vendi im i vetëm është Kosova. Kosova e dëshmorëve dhe martirëve tanë… Për mua, Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbi të gjitha,” përfundon reagimi i tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.