☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Haziri: LVV e shndërroi sallën e Kuvendit në zallamahi, nuk bëhet han ku ka sharje e thirrje për vrasje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar ashpër situatën e krijuar gjatë seancës plenare.

Haziri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka kontribuar në tensionimin e situatës në Kuvend, duke thënë se salla plenare nuk duhet të shndërrohet në hapësirë ku dominojnë fyerjet dhe thirrjet kërcënuese.

“E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi!”, ka shkruar Haziri.

Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës duhet të ruajë dinjitetin institucional dhe se debatet politike nuk duhet të shoqërohen me sharje apo thirrje për dhunë.

“Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje”, ka deklaruar ai.

Haziri ka komentuar edhe raportet me mërgimtarët, duke thënë se, sipas tij, përplasjet nuk duhet të drejtohen ndaj tyre, por ndaj atyre që, siç shprehet ai, pengojnë punën e deputetëve dhe lejojnë gjuhë fyese e kërcënuese.

“Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Në fund, Haziri ka përsëritur qëndrimin e LDK-së se partia nuk kërkon poste për konstituimin e institucioneve, por thotë se synon të luajë rolin e saj institucional në funksion të zgjedhjes së Presidentit dhe funksionalizimit të institucioneve.

“Gjithçka për Republikën. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit”, ka përfunduar Haziri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.