☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,442 ▲ +0.44% ETH $2,247 ▲ +1.82% XRP $1.2564 ▲ +3.32% SOL $96.7500 ▲ +2.25%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së, do të mbetet njollë në Kushtetuese

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2020, me të cilin ishte rrëzuar Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja.

Ai ka thënë se është i bindur se ky aktgjykim do të mbetet “njollë” në historinë e Gjykatës Kushtetuese, duke vënë në pikëpyetje edhe integritetin dhe paanshmërinë e njërit prej gjyqtarëve.

“Për emrin e përveçëm, unë i kam dhënë vlerësimet e mia, i kam dyshimet e mia. Ai personi i mungon integriteti i nevojshëm për ta përmbushur atë kusht elementar që është paanshmëria në vendimmarrje dhe balanca e institucioneve”, tha Hoti në “Debat Plus”.

Hoti ne “Debat Plus” shtoi se, sipas tij, që nga viti 2015, në zhvillime të rëndësishme politike në Kosovë, ky person kryesisht ka mbajtur anën e Lëvizjes Vetëvendosje.

– YouTube youtu.be

“Jam i bindur që në aktgjykimin e dhjetorit 2020, me të cilin është rrëzuar Qeveria e LDK-së, nuk ka ekspert të së drejtës kushtetuese që thotë se ai aktgjykim nuk do të mbetet njollë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Hoti.

Ai theksoi se gjyqtari në fjalë kishte qenë gjyqtar raportues në këtë rast dhe kishte rol të rëndësishëm në procesin e shqyrtimit të lëndës.

“Ai ka qenë gjyqtar raportues. Ai e shqyrton lëndën dhe bën propozimin e parë të lëndës, e propozon aktgjykimin. Ai e ka prirë atë proces”, tha Hoti./Tv Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.