☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,860 ▲ +0.59% ETH $2,266 ▲ +0.94% XRP $1.2515 ▲ +0.24% SOL $95.4000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

I arrestuari për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Dragashit, Filiz Mustafa, ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet Fehim Sali, i arrestuari i sotëm nën dyshimin për spiunazh për shërbimin sekret serb (BIA), në shoqërinë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mustafa ka kritikuar pushtetin lokal në Komunën e Dragashit, duke pretenduar se lidhjet e të dyshuarit me zyrtarë serbë kanë qenë të njohura prej vitesh.

“Ky fotografim i bërë para disa vitesh, ku janë bashkë Ivica Daçiq dhe i arrestuari i sotëm Fehim Sali, sikur nuk shërbente si argument për pushtetarët e ish-pushtetarët lokalë në Sharr (LDK & PDK), për të ndërprerë çdo komunikim me këtë njeri, që shihej e dihej haptazi se kujt i shërben”, ka shkruar Mustafa.

Reagimi i tij vjen në ditën kur Policia e Kosovës arrestoi Fehim Salin, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas raportimeve, Sali punon si arsimtar në një shkollë në Dragash, e cila funksionon sipas sistemit arsimor të Serbisë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, autoritetet kanë sekuestruar rreth 40 mijë euro, 500 dinarë serbë, katër telefona celularë dhe dokumente që dyshohet se lidhen me rastin.

Ndërkohë, institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me akuzat dhe provat që rëndojnë mbi të dyshuarin.

Ivica Daçiq aktualisht mban postin e ministrit të Brendshëm të Serbisë dhe njëherësh është zëvendëskryeministër i këtij shteti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.