🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,076 ▼0.47%
DOW 49,213 ▼0.46%
NASDAQ 24,309 ▼0.39%
NAFTA 89.69 ▲2.6%
ARI 4,715 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,505 ▼ -0.75% ETH $2,306 ▼ -0.89% XRP $1.4207 ▼ -0.74% SOL $84.9500 ▼ -1.12%
S&P 500 7,076 ▼0.47 % DOW 49,213 ▼0.46 % NASDAQ 24,309 ▼0.39 % NAFTA 89.69 ▲2.6 % ARI 4,715 ▼2.35 % S&P 500 7,076 ▼0.47 % DOW 49,213 ▼0.46 % NASDAQ 24,309 ▼0.39 % NAFTA 89.69 ▲2.6 % ARI 4,715 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Inspektorati Shtetëror i Arsimit konstatoi parregullsi në Fakultetin Filozofik të UKIM në Shkup

Një kontroll i jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka zbuluar parregullsi serioze në procesin e regjistrimit të studentëve në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi” në Shkup. Si pasojë, 11 studentëve u është anuluar statusi dhe u janë ndërprerë studimet.

Problemi qëndron në faktin se këta studentë, 7 në nivel master dhe 4 në doktoratë ishin pranuar në ciklet e larta duke pasur të përfunduar studime profesionale trevjeçare. Sipas Ligjit aktual për Arsimin e Lartë, vazhdimi i studimeve në magjistraturë dhe doktoratë lejohet vetëm për kandidatët që kanë përfunduar ciklin e parë akademik me të paktën 240 kredi.

Në rastet e konstatuara, studentët kishin tentuar të plotësonin kriterin duke kombinuar 180 kredi nga studimet profesionale me 60 kredi nga studimet specialistike, veprim ky që bie ndesh me rregulloret në fuqi. Dekani i Fakultetit Filozofik, Oliver Bakreski, sqaroi se ishte vetë ai që kishte kërkuar inspektimin pas disa indikacioneve për probleme ligjore.

“Ka pasur interpretime të ndryshme të ligjit nga ana e profesorëve, por ne jemi të obliguar të zbatojmë vendimin e Inspektoratit. Studentët nuk janë pa diplomë, por se nuk është respektuar ligji, i cili parashikon që shkollimi në ciklet më të larta mund të vazhdohet vetëm me studime akademike, e jo me studime profesionale. Në këtë rast, studimet profesionale janë trajtuar njësoj si ato akademike, duke u mundësuar studentëve regjistrimin në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, megjithëse kjo nuk lejohet për këtë lloj studimesh sipas ligjit aktual të vitit 2018”, deklaroi Oliver Bakreski, dekan i Fakultetit Filozofik.

Sipas Bakreskit, rastet e para të regjistrimeve të tilla datojnë që nga viti 2019. Deri më tani, asnjë nga këta studentë nuk ka përfunduar doktoratën, ndërsa disa kanë magjistruar. Ende nuk ka një vendim përfundimtar nga Inspektorati nëse diplomat e fituara do të mbeten të vlefshme.

Fakultetit i është dorëzuar një procesverbal me detyra konkrete për korrigjimin e parregullsive, ndërsa pas afateve të caktuara pritet të kryhet një kontroll i dytë. Ndërkohë, dekani konfirmoi se të gjithë studentëve të prekur do t’u kthehen mjetet financiare që kanë paguar, proces i cili tashmë ka nisur./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.