☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,860 ▲ +0.59% ETH $2,266 ▲ +0.94% XRP $1.2515 ▲ +0.24% SOL $95.4000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

IPS kërkon veprime urgjente kundër armëve të paligjshme

Instituti për Paqe dhe Siguri (IPS) ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve të përdorimit të armëve të vogla dhe të lehta në Kosovë, duke bërë thirrje për masa të menjëhershme për luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve.

Sipas një komunikate të IPS-së, përdorimi i armëve të zjarrit gjatë muajve dhe viteve të fundit ka rezultuar me dhjetëra persona të plagosur dhe me humbje tragjike të jetëve njerëzore.

Instituti vlerëson se, edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës armët vazhdojnë të jenë të pranishme në duart e qytetarëve dhe të përdoren në konflikte të përditshme, mosmarrëveshje personale, ahengje familjare dhe ngjarje të tjera që shpesh përfundojnë me pasoja fatale.

“Prania e armëve të paligjshme nuk është vetëm çështje e rendit publik, por një kërcënim serioz për sigurinë, jetën e qytetarëve dhe stabilitetin shoqëror”, thuhet në reagim.

IPS kërkon intensifikimin e operacioneve për identifikimin dhe konfiskimin e armëve të paligjshme, nisjen e një fushate kombëtare për dorëzimin vullnetar të armëve, hartimin e një strategjie të re shtetërore për reduktimin e armëve të vogla dhe të lehta, si dhe forcimin e edukimit dhe ndërgjegjësimit publik, veçanërisht tek të rinjtë.

Po ashtu, Instituti ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë, sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe mediave në funksion të parandalimit të dhunës së armatosur.

IPS u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato pranë institucioneve kompetente, duke theksuar se siguria ndërtohet përmes sundimit të ligjit, drejtësisë funksionale dhe kulturës së dialogut, e jo përmes armëve.

Instituti për Paqe dhe Siguri ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë uljen e dhunës së arma. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.