Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.20 ▲1.17%
ARI 4,391 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $63,061 ▼ -1.28% ETH $1,876 ▼ -1.15% XRP $1.0040 ▼ -1.01% SOL $75.5800 ▼ -1.1%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.20 ▲1.17 % ARI 4,391 ▼0.67 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.20 ▲1.17 % ARI 4,391 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Kosova

Islami: Serbia po vazhdon përpjekjet për të relativizuar krimet e luftës në Kosovë

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratës së së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, duke e akuzuar Beogradin se po vazhdon përpjekjet për relativizimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Islami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “E ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë doli me një deklaratë përmes së cilës përkujtohen civilët serbë të vrarë në rrethin e Rahovecit më 1999, pa i përmendur asnjëherë civilët shqiptarë të masakruar nga Serbia si rrjedhojë e fushatës gjenocidale ndaj shqiptarëve në atë vit”.

Tutje ai ka thënë se kjo vjen vetëm pak ditë pasi një ministre e Qeverisë së Serbisë deklaroi hapur se po të kishte qenë në pushtet më 1998, do të kishte bërë spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.

“Në strategjinë e Serbisë, qëllimi kryesor mbetet relativizimi i krimeve, spastrimit etnik dhe fushatës gjenocidale të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999 dhe më herët. Edhe pse në Serbi ekziston Prokuroria për Krime të Luftës, si dhe Departamenti për Krime të Luftës në kuadër të Gjykatës së Lartë të Beogradit, deri më tani asnjë person i përfshirë në këto krime makabre nuk është dënuar për të vuajtur dënimin në burgjet e Serbisë. Kjo është edhe një tjetër përpjekje e regjimit serb për të relativizuar krimet që kulmuan gjatë vitit 1999”, ka shkruar Islami. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.