🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.64 ▲0.05%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,188 ▼ -0.73% ETH $1,889 ▲ +0.59% XRP $1.1081 ▲ +0.06% SOL $76.2000 ▼ -1.5%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.64 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.64 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

Debate me tone të ashpra është zhvilluar në seancën plenare mes deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe deputetit socialist Ardit Bido, teksa përplasja u fokusua te qëndrimet për Kosovën, Çamërinë dhe eurodeputeti Fredi Beleri.

“Edi Rama nuk ka qenë kryeministri i vetëm në Beograd. Ka qenë edhe Enver Hoxha. Ashtu si Edi Rama, edhe Enver Hoxha hapi kufijtë me Jugosllavinë, krijuan Ballkanin e Hapur. Ashtu si Edi Rama, edhe Enver Hoxha heshti për Kosovën. Edi Rama ka shpallur edhe plan alternativ për veriun. Edhe Ramush Haradinaj ka pranuar se Edi Rama i ka kërkuar ndarjen e Kosovës. Ballkani i Hapur nuk ishte asgjë më pak se projekti i Enver Hoxhës. Ku e gjen guximin ministrja serbe të fyejë Kosovën? Sepse e di që ka një aleat në Tiranë që e mbron. Ky Parlament po mblidhet në kushtet e një rrethimi. Qindra forca policie e kanë rrethuar Parlamentin, a thua se jemi në gjendje lufte. Ky Parlament e ka humbur tërësisht. Madje, dje u bë i njohur edhe një fakt tjetër. Shfuqizimi i ligjit 21/24 është kusht i panegociueshëm i BE-së. Ndërkohë Rama tha që është ligji më i mirë që kemi. Përveçse ke një kryeministër krah Vuçiçit, por edhe që është kundër procesit të integrimit. Integrimin po e bëjnë ata në shesh, jo Edi Rama”, tha Kapri.

“Më vjen keq që në këtë sallë ne dëgjojmë populizmin që në fakt na vjen nga thirrjet revolucionare që kanë prodhuar vetëm gjak në histori. Enver Hoxha, kur shkoi në Beograd, nuk foli për Kosovën, por diskutoi planin për Jugosllavinë e Madhe. Ndërkohë që sot, Shqipëria, një republikë e pavarur, ka kërkuar përmes kryeministrit Edi Rama në Beograd, që Kosova e pavarur të njihet si realitet.

Dëgjuam përfaqësuesit e një lëvizjeje që për mua është në kufijtë e anti-kombëtares të na flisnin për Kosovën me orë të tëra vonesë.

Spastrimi etnik është i papranueshëm në çdo rast. Kur vjen fjala për spastrimin etnik në Çamëri dhe ky shtet e njeh si ditë gjenocidi, pakicat e vogla munguan në këtë sallë ku ishin përfaqësues me shumicë të PS, por edhe opozitës zyrtare. Ata zgjodhën që në ditën që dënohet gjenocidi të fshihen si struci dhe të zhduken. Kjo ka të bëjë në të gjithë rrymën politike që ne shohim. Në fund të ditës, është vetë fisi i një kolegu tonë të panderuar këtu, që votonin për Fredi Belerin në Himarë, sepse Himara duhej konsideruar si një hapësirë e verio-epriotizmit dhe kur erdhi koha për zgjedhjet e përgjithshme votuan për një parti që gjasme janë kundër spastrimit etnik. Populizmat kanë zgjedhur vetëm fjalën kur i intereson”, iu përgjigj Bido.

“Deklaratat që mbahen në këtë Parlament janë në kufijtë e papranueshmes dhe deputeti parafolës ka fyer protestën duke thënë se udhëhiqet nga Fredi Beleri. Ndërkohë në Strasburg nuk ju pashë të ishit kundër tij. Dolwt nw foto me tw. Votuat me Fredi Belerin në Strasburg dhe akuzoni të rinjtë që paguhen nga ai. Së dyti, zoti Kryetar, e kam ndjekur gjatë politikën, por nuk kam parë kurrë nga zoti Ruçi dhe zoti Balla që të dalë dhe të thotë këtu që PS do të dalë dhe do të na shtypë. Kjo është e papranueshme. Respektoni protestën e të rinjve shqiptarë. Është e habitshme që deputetët me thinja në PS mbajnë gojën dhe rinjoshët lëshohen”, u shpreh Kapri.

Ndërkohë ndërhyri edhe Taulant Balla, i cili iu drejtua deputetit të Partisë Mundësia duke i thënë: “Ndërsa po zbardhet skema e pastrimit të parave të Shehajt, që brenda 4 vitesh pesëfishon vlerën e një aste, nga 2.9 milionë euro, në 15 milionë euro. Nga paratë e vilës së Gones je paguar ti deri më 9 shtator 2025″.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.