☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.34 ▼0.23%
ARI 4,507 ▼3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▼ -3.26% ETH $2,428 ▼ -3.03% XRP $1.3805 ▼ -4.89% SOL $103.8100 ▼ -4.43%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.34 ▼0.23 % ARI 4,507 ▼3.36 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.34 ▼0.23 % ARI 4,507 ▼3.36 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Juncker në Podgoricë: Opozita malazeze të kthehet në parlament

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, gjatë një vizite në Podgoricë, i bëri thirrje opozitës malazeze për t’u rikthyer në parlament, duke theksuar rëndësinë e dialogut të brendshëm politik për të nxitur rrugën drejt BE-së.

“Dialogu i brendshëm politik nevojitet më shumë se kurrë tani që vendi juaj ka bërë përparime të rëndësishme në rrugën drejt Bashkimit Europian”, tha Juncker duke folur në mbrëmje në parlamentin e Malit të Zi.

Podgorica është angazhuar në negociatat e pranimit në BE që në vitin 2012.

Presidenti i Komisionit Europian, Juncker  i shoqëruar nga  komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, zhvilloi një tur në Ballkanin Perëndimor për të konfirmuar mbështetjen e Brukselit për perspektivën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian të të gjithë rajonit.

Në Malin e Zi , opozita bojkotoi punimet e parlamentit në tetor 2016, duke kundërshtuar zgjedhjet parlamentare që u trazuan edhe nga një përpjekje për grusht shteti.

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin, Dushko Markoviç, Juncker tha se Mali i Zi dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin në BE, edhe pse anëtarësimi varet nga përpjekjet dhe rezultatet që do të arrihen nga secili prej vendeve kandidate.

“Nuk erdha në Podgoricë për të bërë premtime boshe lidhur me një datë të caktuar për pranimin e vendit tuaj në BE. Kur të plotësohen kushtet, atëherë kjo mund të ndodhë”, tha ai.

“Nuk mund t’ju them një datë të caktuar për anëtarësimin tuaj në union. Kjo varet nga përpjekjet tuaja dhe respektimi i kritereve të vendosura “, shtoi ai.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker rikonfirmoi se 2025, që Brukseli prezantoi në strategjinë e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, nuk paraqet një datë fikse dhe të sigurt, por një perspektivë dhe një nxitje të përpjekjeve për ta respektuar atë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.