Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 31 July 2026
S&P 500 7,451 ▲0.18%
DOW 52,308 ▲0.19%
NASDAQ 25,228 ▲0.42%
NAFTA 85.71 ▲2.54%
ARI 4,103 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,626 ▼ -3.31% ETH $1,859 ▼ -3.15% XRP $1.0632 ▼ -2.49% SOL $73.0100 ▼ -2.3%
S&P 500 7,451 ▲0.18 % DOW 52,308 ▲0.19 % NASDAQ 25,228 ▲0.42 % NAFTA 85.71 ▲2.54 % ARI 4,103 ▼1.38 % S&P 500 7,451 ▲0.18 % DOW 52,308 ▲0.19 % NASDAQ 25,228 ▲0.42 % NAFTA 85.71 ▲2.54 % ARI 4,103 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kronika

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Gazetari Adriatik Doçi ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Në kallëzimin e datës 30 korrik 2026, Doçi kërkon që SPAK të verifikojë Shehajn për veprat e dyshuara penale të deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë, fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Akuzat e ngritura në dokument përbëjnë pretendime të kallëzuesit dhe ende nuk janë provuar nga organet e drejtësisë.

Kallëzimi mbështetet në analizën e deklaratave të pasurisë së Shehajt për periudhën 2021–2025, si dhe në dokumente kadastrale, tregtare dhe financiare që lidhen kryesisht me pasuritë dhe veprimtarinë e tij ekonomike në Itali.

Në qendër të kallëzimit është një vilë në Forte dei Marmi. Sipas dokumentit, në deklaratën e pasurisë të vitit 2021, prona është pasqyruar me sipërfaqe 251 metra katrorë dhe vlerë 2.9 milionë euro, ndërsa në vitin 2025 është deklaruar e shitur për 15 milionë euro.

Doçi pretendon se në deklaratat periodike nuk rezulton i individualizuar një investim prej rreth 4 milionë eurosh, i përmendur publikisht si shpjegim për rindërtimin, zgjerimin dhe rritjen e vlerës së pronës. Sipas tij, dokumentacioni kadastral italian tregon se vila ka sipërfaqe totale 459 metra katrorë, ndryshe nga sipërfaqja prej 251 metrash katrorë e pasqyruar në formularët e deklarimit.

Një tjetër element i ngritur në kallëzim lidhet me pronësinë e vilës. Sipas dokumenteve italiane të cituara nga Doçi, Shehaj rezulton se është bërë sërish pronar i saj më 7 korrik 2026, më pak se dhjetë muaj pasi kishte deklaruar shitjen për 15 milionë euro. Kallëzuesi kërkon që të verifikohen kontrata e shitjes, ajo e riblerjes, identiteti i palës tjetër, çmimet reale dhe mënyra e kryerjes së pagesave.

Doçi ngre pikëpyetje edhe mbi një sërë të ardhurash dhe transaksionesh milionëshe të deklaruara me përshkrime të përgjithshme, si “të ardhura të tjera”, “të ardhura” ose “shitje asetesh”. Sipas kallëzimit, për shuma që arrijnë në rreth 3.9 milionë euro gjatë viteve 2021–2025 nuk është individualizuar në formularët publikë burimi konkret, subjekti pagues apo marrëdhënia juridike që ka prodhuar pagesën.

Në dokument përmenden gjithashtu një kredi bankare prej 2.6 milionë eurosh, shlyerja e një detyrimi prej më shumë se 3.6 milionë eurosh, huadhënie në vlera milionëshe dhe blerje të reja pasurish në Itali. Kallëzuesi kërkon që këto lëvizje të shqyrtohen së bashku përmes dokumentacionit bankar, tatimor dhe tregtar në Shqipëri dhe Itali.

Doçi i kërkon SPAK-ut regjistrimin e procedimit penal dhe administrimin e kontratave të shitblerjes, dokumenteve kadastrale, ekstrakteve bankare, deklaratave tatimore, kontratave të kredisë dhe dokumentacionit të punimeve në vilë.

Vetë kallëzimi pranon se secili prej transaksioneve mund të ketë një shpjegim të ligjshëm ekonomik dhe se diferenca ndërmjet vlerës së deklaruar të blerjes dhe çmimit të shitjes nuk përbën automatikisht provë të një vepre penale. Sipas Doçit, megjithatë, mospërputhjet e pretenduara kërkojnë një hetim të plotë financiar dhe pasuror nga Prokuroria e Posaçme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.