☁️
Tiranë 31°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.83 ▲3.01%
ARI 4,443 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,588 ▲ +1.39% ETH $2,512 ▲ +1.52% XRP $1.4371 ▲ +2.5% SOL $104.6200 ▲ +1.49%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.83 ▲3.01 % ARI 4,443 ▲0.09 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.83 ▲3.01 % ARI 4,443 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Karakaçi: 85 mln euro grant nga BE për ujërat e ndotura në Durrës, nisin punimet për projektin madhor

Kanë nisur punimet për një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në qytetin e Durrësit, që synon modernizimin dhe zgjerimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, projekti mbështetet me rreth 85 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian, ndërsa financimi do të plotësohet edhe nga Agjencia Franceze për Zhvillim.

Karakaçi e cilësoi investimin si një nga projektet më të rëndësishme për transformimin e sistemit të ujërave të ndotura në Durrës.

“Nisim sot në Durrës punimet për një nga investimet më të rëndësishme për qytetin dhe për transformimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura”, shkroi ministri.

Projekti parashikon modernizimin dhe zgjerimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe rehabilitimin e rrjeteve ekzistuese të kanalizimeve.

Sipas ministrit, kjo është vetëm faza e parë e investimit. Faza e dytë do të përfshijë zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në Shkozet, Porto Romano dhe Spitallë, me Bashkimin Evropian që do të financojë përmes grantit rreth dy të tretat e vlerës së investimit.

Në total, projekti parashikon ndërtimin e rreth 113 kilometrave rrjete të reja, 4 stacioneve të pompimit dhe rreth 13 mijë lidhjeve të reja të kanalizimeve.

Karakaçi theksoi gjithashtu se përgjatë viteve të ardhshme, Shqipëria ka siguruar financime të konsiderueshme për projekte në sektorin e trajtimit të ujërave të ndotura. Sipas tij, për periudhën 2027–2030 janë gati financimet për projekte me një vlerë totale prej rreth 330 milionë euro.

Ministri e konsideroi mbështetjen financiare të BE-së si një dëshmi të përfitimeve që sjell procesi i integrimit evropian për Shqipërinë.

“Kjo është dëshmi e qartë e përfitimeve nga hyrja në Bashkimin Evropian”, deklaroi Karakaçi, duke shtuar se financimet pritet të zgjerohen çdo vit me afrimin e Shqipërisë drejt BE-së. Investimi në Durrës, sipas ministrit, është pjesë e angazhimit të qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.