🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,082 ▼ -1.34% ETH $1,868 ▼ -1% XRP $1.0629 ▼ -1.01% SOL $72.9000 ▼ -0.99%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Politika

“Koha të dëgjojmë njerëzit, jo thjeshtë udhëheqësit e këtyre bashkive”, Braçe skeptik për propozimin e PS

Deputeti socialist Erion Braçe shprehet kundër propozimit të PS për reformën territoriale-administrative, duke thënë se nuk duhet të jetë vetëm një proces teknik, por një proces që vendos në qendër qytetarët.

Ai kundërshton mënyrën se si është propozuar bashkimi i disa bashkive, veçanërisht Policanit, Divjakës dhe Libohovës.

Sipas tij, para se të merren vendime përfundimtare, duhet të dëgjohen banorët, t’u shpjegohen arsyet e reformës, të merren në konsideratë argumentet dhe shqetësimet e tyre dhe të reflektohet mbi to. Ai thekson se këto qytete kanë histori, identitet dhe zhvillim të rëndësishëm ekonomik e shoqëror, ndaj nuk duhen trajtuar si njësi administrative pa peshë.

Në përfundim, Braçe bën thirrje për qetësi, dialog dhe një proces vendimmarrjeje që respekton njerëzit dhe komunitetet e prekura nga reforma.

Reagimi i Braçes: 

DUHET TE DEGJOJME NJEREZIT TANI!
JO THJESHT UDHEHEQESIT E BASHKIVE, POR NJEREZIT!
Dita e djeshme ishte e veshtire, per shkak te NDARJES se propozuar teritoriale, administrative; REFORMA duhet te jete shume me e madhe se kaq.Tre bashki me te cilat une kam nje lidhje te posacme-POLICANI, vendi ku une jam zgjedhur per here te pare deputet, DIVJAKA, vendi ku une jam zgjedhur per 12 vite deputet (nga Policani ne Divjake gjithnje me vote te drejtperdrejte), LIBOHOVA, vendi i origjines, shkrihen e behen pjese e bashkive te tjera.Dita u be me e veshtire pas protestes ne POLICAN, banoreve atje, socialisteve me ta; pas fyerjeve te disa portaleve te Lushnjes ndaj DIVJAKES, te papranueshme e te padenja, vecanerisht kur meson se ndonje prej tyre eshte i lidhur. E bashkine e Lushnjes; sot, kur kryetari i bashkise se LIBOHOVES, ne stilin e mirenjohur kombetarisht te saj, thoshte te tijen si kundershti, qetesisht, ne menyre te argumentuar dhe QYTETARISHT-ne Libohove thone: ngrije zerin aq sa fjalet e shtepise te mos i degjoje gjitoni.Une mendoj se tani eshte koha TE DEGJOJME NJEREZIT. Jo thjesht udheheqesit e ketyre bashkive, por njerezit-ata nuk jane degjuar dhe ky eshte problem. Te ndajme me ta INFORMACION per arsyet dhe cfare ndodh me ta, me njerezit pas kesaj ndarje; TE DEGJOJME MENDIMET E TYRE, ARGUMENTAT E TYRE, TI DEBATOJME ME TA, TE REFLEKTOJME! Eshte detyrim i procesit ky.
Kini parasysh qe nuk kemi te bejme me tre njesi administrative te humbura e mbaruara;

LIBOHOVA ka qene nenprefekture qe ne vitin 1914, ka qene aty qe nga shekulli i katert para eres sone; ka qene qytet perjete se sic thoshte MOIKOMI I MADH nuk ka fshat me kala dhe kulle sahati;
DIVJAKA apo ARNISA E PERJETSHME ka qene aty ne 500 vitet te fundit e me heret; eshte zhvilluar aq shume ne 12 vitet e fundit nga pikpamja ekonomike dhe e prodhimit, infrastrukturore, sociale sa e ka bere shume here Lushnjen te duket shuuume prapa, mbetur prapa;

POLICANI eshte nje qytet i ndertuar per nevoja strategjike te INDUSTRISE USHTARAKE per te cilen jo vetem flitet por edhe ka nevoje jetike tani dhe ai-POLICANI eshte gati; nuk mund te jete vetem Tirana ekonomia e ketij vendi ne cdo dege.
Pra;
Duhet qetesi e mencuri per te degjuar NJEREZIT; duhet te degjojme ne se pari, pastaj njeri tjetrin.
Ka argumenta plot per te kembyer dhe ky nuk eshte kurre nje proces i ftohte teknik, por mbi te gjitha njerezor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.