☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kosova gjithashtu në agjendë – Takimi sot dhe nesër në Bruksel i ministrave të NATO-s

Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s takohen (13.04) për të diskutuar sigurinë ndërkombëtare, misionet e NATO-s në botë duke përfshirë edhe Kosovën. Për herë të parë e përfaqësuar edhe Maqedonia e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media lidhur me takimin (13.02-14.02) u prononcua edhe për transformimin e FSK-së. Ai këtë herë i aktualizoi deklaratat e tij rreth këtij procesi duke thënë se “disa aleatë kanë konsideruar, se ka qenë një moment i papërshtatshëm për të bërë trasnforimimin” e FSK-së në ushtri”. Më parë Stoltenberg ishte shprehur, se “NATO konsideron se është një kohë e papështatshme për këtë proces.”

Në këtë konferencë shtypi Soltenberg gjithashtu tha, se në Kosovë NATO ka dy lloje të prezencës KFOR-in misioni i të cilit do të mbetet i pandryshuar dhe misione të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, të cilat NATO është duke i shqyrtuar.

“Është me rëndësi që të bëjmë dallin në mes të dy llojeve të prerzencës së NATO-s në Kosovë. Operacioni i KFOR-it nuk do të preket. Ky operacion do të vazhdojë pasi kontribuon në stablitet dhe prosperitet në Kosovë si dhe rajon. Ajo çfarë ne do të shqyrtojmë janë aktivitete jashtë misionit të KFOR-it që është formë tjetër e ndërtimit të kapaciteteve”, theksoi ai.

Stoltenberg, gjithashtu tha, se sa i përket FSK-së NATO-ja pret respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke përfshirë edhe ato të Brukselit, ku ceket se pjesëtaret e FSK-së nuk do të shkojnë në Veri të Kosovës.

Në pyetjen, se si ka ndikuar zgjerimi i aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha, se Aleanca ka luajtur një rol aktiv në rajon në arritjen e paqes atje.

“Zgjerimi e ka forcuar NATO-n por duhet të stabilizojë rajonin. Kjo duhet që edhe të forcojë vendet që i janë bashkuar NATO-s”, tha ai.

“Nuk duhet të harrojmë, se në vitet 90-të kemi parë situata të luftës dhe krimeve. NATO ka luajtur rol kyç në stabilizimin e këtyre vendeve. Ka shumë probleme por është mirë të shohim vende si Kroacia, Sllovenia Mali in Zi dhe Shqipëria”

“Ka shumë probleme por është mirë të shohim që kemi anëtare si Kroacia Sllovenia, pastaj edhe Mali i Zi dhe tani edhe Maqedonia, e mirëpres edhe pjesëmarrjen e Ministres Shekerinska në këtë takim”, shtoi ai.

Ambasadorja e SHBA nё NATO Kay Bailey Hutchinson, konfirmoi, se NATO do të punojë me Qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që të krijohet një forcë mbrojtëse shumëetnike, e cila i përfshin të gjitha pakicat, dhe e cila do të shndёrrohet nё forcё që do të veprojё për të mirёn e vendit dhe stablitetin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.