☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi: Politikanët që ia qajnë hallin Serbisë, sjellin vetëm fatkeqësi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka kritikuar politikanët që po ia qajnë hallin Serbisë e jo vendit tonë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se e ka të vështirë të kuptojë këtë brengë të politikanëve, 20 vite pas lirisë dhe 11 vite të pavarësisë, transmeton Indeksonline.

Madje, ai ka shkruar se politikanë me mentalitet të tillë miop, mos ua paftë as armiqve!

Më poshtë postimi i Krasniqit:

BASH PËR ARMIK!

Kur isha si fëmijë (nxënës në shkollën fillore), nga nënat tona me ka pas rënë të dëgjoj shpesh një shprehje: “Bash për armik”! Atëherë mendoja se kjo thënie e kishte kuptimin e “armiqve” të familjeve tona, por jo më shumë. Sot, gjithnjë e më shumë po me dukët se ajo ishte një lojë fëmijësh, pasi edhe ju thuhej fëmijëve, por përkthyer në kohën tonë, për njerëzit ë rritur e të veshur me pushtet të lartë shtetëror, shprehja merë konotacione të tjera.

E kam shumë të vështirë që sot pas 2o viteve të lirisë e 11 viteve të Pavarësisë që t’i kuptoj ata që po ia çajnë hallin Serbisë se Vuçiqit. Kjo është si ajo thënia: “Këmbësori po ia çan hallin kalorësit se po i rrinë këmbët varur”! Ndërsa po ata janë të thirrur që t’ia çajnë hallin vendit e kombit të tyre që ua kanë ndërlikuar funksionimin përkatësisht jetën.

Duke ia qarë hallin Serbisë e jo shtetit që përfaqësojnë ia kanë arritur që gjitha rrufet e Zeusit Madh t’ia drejtojnë shtetit tonë – Kosovës! Dhe kjo, sikur Kosova t’i kishte pas bërë të gjitha politikat e krimit e të gjenocidit në hapësirat e ish Federatës Jugosllave e jo Serbia e Vuçiqi me shokë shumë?!

Politikanë me mentalitet të tillë miop, mos ua pasha as armiqve! ! Se të tillët i kemi parë që sjellin vetëm fatkeqësi!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.