🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,606 ▲0.27%
DOW 52,103 ▲0.02%
NASDAQ 26,126 ▲0.56%
NAFTA 102.39 ▼3.25%
ARI 4,386 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,430 ▼ -2.12% ETH $2,374 ▼ -2.88% XRP $1.2530 ▼ -11.19% SOL $96.2700 ▼ -4.31%
S&P 500 7,606 ▲0.27 % DOW 52,103 ▲0.02 % NASDAQ 26,126 ▲0.56 % NAFTA 102.39 ▼3.25 % ARI 4,386 ▲1.22 % S&P 500 7,606 ▲0.27 % DOW 52,103 ▲0.02 % NASDAQ 26,126 ▲0.56 % NAFTA 102.39 ▼3.25 % ARI 4,386 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Arte

Kushi: Kujtimi i viktimave është përgjegjësi morale, Shqipëria në solidaritet me popullin ukrainas

Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi mirëpriti në ambientet e kryesisë së Kuvendit aktivitetin e organizuar nga Instituti Shqiptar i Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA), në kuadër të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.

Në aktivitet, ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, artistë dhe organizatorë të festivalit, u shfaq dokumentari “Faces of War/Fytyrat e Luftës”, me regji të francezit Didier Cros, që sjell në fokus pasojat njerëzore të luftës në Ukrainë.

Në fjalën përshëndetëse, Kushi vlerësoi aktivitetin si një traditë të rëndësishme bashkëpunimi me Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, duke theksuar rolin e artit dhe kinematografisë në ruajtjen e kujtesës dhe në përcjelljen e pasojave njerëzore të konflikteve.

“Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale dhe paqja nuk mund të ndërtohet duke harruar dhimbjen e atyre që e kanë paguar luftën me jetën e tyre”, u shpreh Kushi.

Ajo theksoi se Shqipëria ka qëndruar dhe do të vijojë të qëndrojë në solidaritet me popullin ukrainas, në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të një paqeje të drejtë e të qëndrueshme.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga Yuliia Gorokhovska, sekretare e parë në ambasadën e Ukrainës në Shqipëri dhe Kujtim Çashku, drejtor ekzekutiv i IHRFFA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.