☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,438 ▲ +0.11% ETH $2,247 ▲ +1.7% XRP $1.2577 ▲ +3.15% SOL $97.0000 ▲ +1.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM me akuza për Qeverinë: Në vend të përparimit ekonomik, Maqedonia ka ngecur

“Hristijan Mickoski mburret se Maqedonia kishte inflacionin më të ulët në rajon. Por qytetarët nuk jetojnë me raporte statistikore, por me paga dhe me atë që mund të blejnë në tregje me ato paga”, thonë nga LSDM duke e akuzuar Qeverinë për pretendimet për inflacionin në vend.

“Inflacioni mund të jetë ulur, por shporta e konsumatorit është ende e vështirë për t’u arritur. Dhe në këtë moment, inflacioni është shumë më i lartë se sa premtoi Mickoski në programin qeveritar dhe në buxhetin e vitit 2026”.

“Çmimet e produkteve bazë kanë mbetur të larta, dhe pagat janë ndër më të ulëtat në Evropë. Paga minimale në Maqedoni është shumë nën nivelin e vendeve fqinje, dhe paga mesatare nuk është e mjaftueshme për një jetë normale. Edhe më alarmues është fakti se investimet e huaja janë ulur me mbi 60% krahasuar me periudhën para ardhjes së kësaj qeverie”.

“Në vend të zhvillimit dhe vendeve të reja të punës, kemi ngecje ekonomike dhe ikje të kapitalit. Mickoski dëshiron të flasë për “sukseset ekonomike”, por realiteti është krejtësisht ndryshe. Maqedonia nën udhëheqjen e tij është bërë ekonomia e tretë e frigoriferëve bosh – një vend ku mburren me numra, ndërsa qytetarët luftojnë për të mbijetuar”, thonë nga LSDM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.