☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,424 ▲ +0.73% ETH $2,294 ▲ +1.14% XRP $1.2539 ▲ +0.14% SOL $95.0400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit

Një llogari e hapur me drejtësinë prej 2017-ës ka çuar në pranga një shqiptarë në Angli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Të dhënat e disponuara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu prej gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court në Londër, tregojë se përpara kësaj gjykate, ka dalë për qëllim ekstradimi Gjovalin Troja.

Me origjinë nga Abati i Shkodrës, ai kërkohet nga drejtësia shqiptare nën dyshimin, se u përfshi në një mashtrim gjatë periudhës kohore 25 Dhjetor 2017 dhe 10 Janar 2018.

Në urdhër arrestin ndërkombëtar, lexuar në gjykatë thuhet se “Gjovalin Troja 49 vjeç, në bashkëpunim me persona të tjerë përmes mashtrimit i morën shtetasit Y.K një automjet model Benz E Class , duke mos e paguar dhe po me mashtrim Troja, përfitoi shumën prej 5,000 Euros”.

Gjovalin TROJA për qëllim ekstradimi nga Anglia në Shqipëri u arrestua nga Skuadra Kombëtare e Ekstradimeve në NCA në qytetin Stroke-on-Trent.

Shkodrani Troja do ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht deri në seancën e radhës të 1 Tetorit, pasi vendosi një garanci pasurore prej 5 mijë stërlinash dhe i është vendosur në këmbë një pajisje monitorimi elektronike GPS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.