Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.90 ▲0.05%
ARI 4,141 ▼1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,434 ▼ -3.47% ETH $1,659 ▼ -6.25% XRP $1.1080 ▼ -3.49% SOL $69.1400 ▼ -6.87%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.90 ▲0.05 % ARI 4,141 ▼1.47 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.90 ▲0.05 % ARI 4,141 ▼1.47 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedoni-Bullgari: Heshtje në Qeveri për aneksin 12 pikësh

“Ministrat, Osmani e Zaharieva komunikuan këtë javë. U dakorduan që ditëve në vijim të shkëmbejnë propozime nga dy palët për Planin aksionar. Gjatë komunikimit të rregullt, vazhdimisht ka shkëmbim të mendimeve dhe ideve; dy palët shpesh ndajnë propozimet dhe pikëpamjet e tyre, ku i theksojnë dhe sqarojnë pozicionet e tyre. I fundit është Plani aksionar për zbatimin e detyrimeve nga Marrëveshja për miqësi e vitit 2017, i cili është propozimi i palës sonë dhe për të cilin presim këto ditë të marrim përgjigje dhe/ose vërejtje dhe propozime nga ana e Bullgarisë”

Për ministrin, Osmani problemi dypalësh por edhe zgjidhja qëndrojnë në marrëveshjen e 2017-tës dhe çdo dalje nga kjo kornizë shkakton probleme.

Zgjidhja, formula e vetme është t’i kthehemi parimeve të marrëveshjes, por të gjejmë mekanizma se si ta bëjmë më të parashikueshëm, më të shpejtë e më dinamik, që të krijojë rezultate” deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

 Zv.kryeministri bullgar Karakaçanov tha se Sofja pret përgjigje për propozim-aneksin, ndërsa zbuloi disa pika.

“Maqedonia e Veriut ka shancë të merr datë për fillim të negociatave muajin e ardhshëm ose këtë muaj, janar, nëse ulen dhe e nënshkruajnë atë aneks ndaj marrëveshjes, të cilën ne e propozojmë. Aty ka 12 pika të cilat janë shumë të qarta. E para, heqje dorë nga pretendimet historike, heqje dorë nga pretendimet për pakicë, ndryshim të sistemit arsimor”, pohoi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

Llogari për aneksin 12 pikësh të përmendur nga Karakaçanov kërkoi edhe opozita maqedonase. Nga partia e Mickovskit thonë se ky aneks përmban pozicione të këqija për identitetin maqedonas.

“Është turp për identitetin maqedonas, gjuhë, histori të diskutohet në emisione televizive në Sofje, pa e ditur askush në Maqedoni çfarë ka në tavolinë! Është turp në të njëjtën kohë, Dimitrov t’i bind maqedonasit se duhet të pushojnë nga kontesti me Bullgarinë, përderisa Buçkoski përgatitet për takim të ri!”, tha Stefan Andonovski, VMRO DPMNE.

Përfaqësuesi special i Qeverisë, Vllado Buçkovski të martën ose të mërkurën udhëton për në Sofje. Përmes një komunikate, dikasteri i jashtëm, konfirmoi se periudhën e ardhshme, takimet e këtilla do të jenë të shpeshta, me qëllim ndjekjen e Planit aksionar dhe nxitjen e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Por pa zbuluar me çfarë porosish konkrete do të udhëtojë Buçkovski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.