⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.36 ▲1.33%
ARI 4,005 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,017 ▼ -2.21% ETH $2,229 ▼ -3.3% XRP $1.2414 ▼ -3.73% SOL $96.8300 ▼ -2.77%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.36 ▲1.33 % ARI 4,005 ▼0.65 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.36 ▲1.33 % ARI 4,005 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Maqedoni, ish-zv/ministri i brendshëm dënohet me 9 vite burg

Një gjykatë në Shkup e dënoi me nëntë vjet ish-zëvendës ministrin e punëve të brendshme, Gjoko Popovski për shkak të furnizimeve jo të ligjshme me automjete të policisë.
Popovski, ish-zyrtar i lartë në qeverinë e VMRO-DPMNE-së akuzohej nga Prokuroria e posaçme për furnizimin publik me 300 automjete me çka kishte dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 450 mijë euro. Sipas Prokurorisë së posaçme, Popovski në mënyrë të paligjshme kishte bërë marrëveshje për blerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve me pesë kompani. Nuk i ishte përmbajtur kritereve për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë dhe të volitshëm.

Veç dënimit, ai detyrohet që brenda një afati prej 15 ditësh të kthejë shumën prej 450 mijë eurosh.

Prokurorja Fatime Fetai i kërkoi gjykatës që i dënuari Gjoko Popovski të mbahet në paraburgim deri sa vendimi të hyjë në fuqi, për shkak të mundësisë së arratisjes, sepse ai akuzohet edhe për një vepër tjetër penale.

Avokati i z. Popovski u tha gazetarëve se do ta apelojë vendimin e gjykatës themelore. Ai tha se “të gjithë u befasuan me këtë vendim të gjykatës për një vepër që ka ndodhur para dhjetë vjetësh”.

Rasti i njohur në publik si “Treqind” u zbulua pas publikimit të skandalit të bisedave të përgjuara telefonike nga kryetari i Lidhjes Social Demokratike, tash kryeministër Zoran Zaev, ndërsa ai vetë dhe media i quanin “bomba” audio incizimet e tashmë ish-zyrtarëve të lartë qeveritarë, të cilët dëgjoheshin duke bërë plane për manipulime të ndryshme në më shumë fusha. Një sërë procesesh gjyqësore po mbahen si rezultat i këtyre “bombave”, kundër ish-zyrtarëve të lartë qeveritarë, përfshirë edhe vetë ish-kryeministrin Nikolla Gruesvki.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.