☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 77.62 ▲2.33%
ARI 4,176 ▼1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $63,712 ▼ -0.87% ETH $1,712 ▼ -1.71% XRP $1.1285 ▼ -2.15% SOL $72.8300 ▼ -0.91%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 77.62 ▲2.33 % ARI 4,176 ▼1.66 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 77.62 ▲2.33 % ARI 4,176 ▼1.66 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedoni: Në qeveri nuk ka përçarje rreth çështjes së emrit

Nuk ka përçarje mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit Nikola Dimitrov lidhur me zgjidhjen e çështjes për emrin. Ky është reagimi nga Qeveria pas shkrimeve në media të nxitura edhe nga persona zyrtar të Greqisë, se bisedimet janë zvarritur për shkak të dallimeve në kreun politik të Maqedonisë për versionin përfundimtar të marrëveshjes.

“Kryeministri Zoran Zaev, ministri i jashtëm Nikola Dimitrov dhe përbërja e plotë e Qeverisë së Maqedonisë janë në një linjë të vetme, fuqishëm të përcaktuar dhe të përkushtuar në tejkalimin e kontesteve, përforcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Maqedonisë” – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë së RM-së.

Këtij reagimi i paraprinë disa shkrime ku cak i sulmeve ishte ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. Ai u akuzua se ka luajtur lojëra të dyfishta, ndërsa përmendej edhe prejardhja e tij nga Egjeu dhe se në të kaluarën ka qenë i afërt me VMRO-DPMNE-në “nacionaliste”. Ndërsa në mediat greke lidhur me çështjen e emrit, fokusi i teksteve është në mospajtimet politike atje. Zv/ministri grek i mbrojtjes vlerëson se tani është mundësia më e mirë ër zgjidhje.

Ajo që ndodh është një pjekje e kushteve për tejkalimin e një problemi që ekziston, pjekje e vullnetit politik në të dyja palët. Mundësia për zgjidhje që tani ekziston nuk do të përsëritet më kaq lehtë – tha Fotis Kuvelis, zv/ministër i Mbrojtjes, Greqi.

Demokracia e Re opozitare tani për tani nuk ofron mbështetje, duke akuzuar për mos-transparencë nga Qeveria e Ciprasit.

“Jemi lënë të presim në errësirë. Të paktën ditët e fundit nuk dimë asgjë si Demokraci e Re. Edhe pse kërkojmë të dhëna zyrtare, ne informohem nga Shkupi. Mësuam se nëse ka marrëveshje, Cipras ndoshta do të ketë shumicë të ngushtë në Parlament. Por, shoh se ka reagime të ashpra tek populli” – u shpreh Kostas Cacidakis, zv/kryetar i Demokracisë së Re.

Deklaratat e fundit zyrtare nga Shkupi erdhën nga zv/kryeministri Bujar Osmani i cili sqaroi se ngecja nuk ka të bëjë me dallimet në parime mes Greqisë dhe Maqedonisë, por për shkak të dallimeve në interpretimin e disa pjesëve të marrëveshjes. Një zëdhënës qeveritar grek një ditë më parë shprehi optimizëm se do të arrihet marrëveshje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.