🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.28 ▼0.95%
ARI 4,140 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,680 ▲ +4.64% ETH $2,429 ▲ +7.15% XRP $1.3071 ▲ +4.17% SOL $95.9400 ▲ +4.1%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.28 ▼0.95 % ARI 4,140 ▲1.64 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.28 ▼0.95 % ARI 4,140 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Maratona “Prishtina 2026”, Policia njofton bllokimin e disa rrugëve –tregon ato alternative

Policia e Kosovës njofton se, për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2026”, të dielën më datë 20.09.2026 do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë në Prishtinë dhe rajonin e Fushë Kosovës, duke përfshi një pjesë të autostradës.

Policia thekson se ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore, me qëllim rregullimin e qarkullimit rrugor dhe drejtimin e trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.

Policia e Kosovës do të ndërpresë qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën ‘Ibrahim Rugova’).

Plani do të fillojë të zbatohet të dielën (20.09.2026), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës.

Për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, Policia kërkon ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe i ka lutur ata t’i ndjekin udhëzimet e saj.

1. Ngasësit që udhëtojnë nga Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë.

2. Ngasësit që udhëtojnë nga Peja dhe Fushë-Kosova → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë-Kosovë.

3. Ngasësit që udhëtojnë nga Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

4. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport.

5. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa.

6. Transporti publik (autobusët) në relacionin Prishtinë – Fushë-Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojnë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorin rrugët alternative të përmendura më sipër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.