☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,720 ▼ -0.8% ETH $2,480 ▼ -2.08% XRP $1.3425 ▼ -1.9% SOL $99.7600 ▼ -2.21%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Mbi 30 plumba drejt makinës së parkuar në Mat, gjendet i djegur automjeti dhe dy kallashnikovët e autorëve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Urakë, në Njësinë Administrative Rukaj të Bashkisë Mat. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në oborrin e një banese.

Automjeti ishte në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), ndërsa nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet dhe nuk raportohet për persona të plagosur apo viktima.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve. Gjatë kontrolleve në territor, rreth dy kilometra larg vendit ku ndodhën të shtënat, në aksin rrugor Rrëshen–Burrel, policia ka gjetur të djegur një automjet tip “Golf V”.

Dyshimet e para janë se automjeti mund të jetë përdorur nga autorët e sulmit, të cilët kanë qëlluar me mbi 30 plumba ndaj makinës së parkuar. Brenda tij janë gjetur edhe dy armë zjarri tip kallashnikov, të cilat ishin dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Armët janë sekuestruar nga grupi hetimor si prova materiale.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se automjeti “Golf V” ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan që prej 31 korrikut 2025, pasi ishte denoncuar i vjedhur nga pronari i tij, një banor i Përrenjasit.

Ndërkohë, policia po vijon kontrollet në zonën ku dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët, ndërsa për hetimin po bashkëpunohet edhe me Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Lezhë dhe Kukës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.