☁️
Tiranë 25°C · Vranët 24 July 2026
S&P 500 7,408 ▼1.21%
DOW 51,712 ▼0.97%
NASDAQ 25,138 ▼2.15%
NAFTA 89.85 ▼2.54%
ARI 4,063 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $65,023 ▼ -0.92% ETH $1,881 ▼ -2.37% XRP $1.1041 ▼ -2.62% SOL $75.2400 ▼ -3.2%
S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.85 ▼2.54 % ARI 4,063 ▲0.32 % S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.85 ▼2.54 % ARI 4,063 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Kosova

Media zvicerane 20 Minuten në Kosovë, nis reportazhin për mërgimtarët që kalojnë pushimet në vendlindje

Një nga mediat më të mëdha në Zvicër, 20 Minuten, ka mbërritur në Kosovë për të realizuar një reportazh të veçantë kushtuar shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër dhe rikthehen në vendlindje gjatë pushimeve verore.

Dy gazetaret e mediumit, Lynn dhe Carolin, kanë nisur udhëtimin e tyre herët në mëngjes nga Aeroporti i Cyrihut, së bashku me dhjetëra udhëtarë të tjerë që kishin destinacion Prishtinën.

Sipas tyre, fluturimi i hershëm ishte vetëm fillimi i një udhëtimi gjatë të cilit do të vizitojnë disa qytete të Kosovës dhe do të takohen me pjesëtarë të komunitetit që jeton në Zvicër.

Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, gazetaret u përballën me një mot krejt ndryshe nga ai që pritet në kulmin e verës.

Reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat më të ulëta se zakonisht shoqëruan ditën e parë të qëndrimit të tyre në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Në rrugën drejt Gjilanit, destinacionit të parë të reportazhit, reshjet e mëdha krijuan grumbullime uji në rrugë, duke ngadalësuar qarkullimin e automjeteve.

Gazetaret raportojnë se gjatë udhëtimit vunë re edhe automjete të shumta me targa zvicerane, një pamje e zakonshme në këtë periudhë kur mijëra bashkatdhetarë kthehen për pushime në Kosovë.

Në Gjilan, ekipi i 20 Minuten pritet të takohet me lexues të mediumit dhe të ndjekë nga afër jetën e përditshme të mërgimtarëve gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.

Në programin e tyre është përfshirë edhe eksplorimi i jetës së natës dhe aktiviteteve që karakterizojnë sezonin veror në qytet.

Ky reportazh është pjesë e një udhëtimi disa ditor nëpër Kosovë, ku gazetarët synojnë të sjellin histori, përvoja dhe momente nga rikthimi i diasporës në vendlindje, një traditë që çdo verë mbledh mijëra shqiptarë nga Zvicra dhe vende të tjera evropiane. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.