☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.42 ▲1.52%
ARI 4,052 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,922 ▲ +1.33% ETH $2,353 ▲ +1.49% XRP $1.3270 ▲ +2% SOL $101.9200 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Medison/E dërguara nga Departamenti i Shtetit-liderëve kosovarë: Bëhuni seriozë

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Kirsten D. Madison, deklaroi sot se dështimi në adresimin e korrupsionit do t’i minojë përfundimisht edhe ligjet e shkruara më së miri, ndërsa shtoi se SHBA-ja ka nevojë për partnerë dhe udhëheqje serioze për të pasur sukses.

Ajo këto komente i bëri me rastin e dhënies donacion të softuerit për identifikim të shenjave të gishtërinjve, i njohur si AFIS.

“AFIS është një sistem i bazës së të dhënave penale që përpunon, modifikon, kontrollon, gjen dhe ruan gjurmët e gishtërinjve dhe të pëllëmbëve për të identifikuar kryesit e krimeve. Përdoret për përpunimin e informatave nga skenat e krimit, për të ndihmuar qendrat e ndalimit dhe kalimet kufitare dhe për të koordinuar shkëmbimin e informacionit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si INTERPOL. Ky donacion i SHBA-së përfaqëson një investim prej miliona dollarësh në Kosovë, si një partner i fuqishëm i zbatimit të ligjit që po forcon përkushtimin e vet për sundimin e ligjit”, tha ajo.

Madison theksoi se asistenca për AKF-në është vetëm një pjesë e vogël për sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, ku janë përfshirë fonde për Policinë e Kosovës, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Inspektoratin Policor të Kosovës, Këshillin Prokurorial dhe Ministritë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

“SHBA-ja i bën këto investime në Kosovë me shpresën se Kosova do të mbetet një partner për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon. Krimi i organizuar transnacional ndikon në të gjitha vendet dhe të gjithë përfitojmë kur arrijnë të lehtësojmë bashkëpunimin dhe të përmirësojmë aftësitë e kombeve të tjera. Kosova ka arritur përparim të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të veta të sundimit të ligjit, legjislacionit dhe të efikasitetit gjyqësor. Por besimi i publikut mbetet i ulët. Dështimi në adresimin e korrupsionit do t’i minojë përfundimisht edhe ligjet e shkruara më së miri dhe institucionet më të reformuara dhe qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë. Ne duam t’ju ndihmojmë të bëni përparim dhe ne kemi nevojë për partnerë dhe udhëheqje serioze në qeveri, në gjyqësor, Kuvend, polici dhe në mesin e popullatës për të qenë të suksesshëm”, tha ajo.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se Kosova është ndër shtetet e pakta që ka një donacion të tillë.

“Ne do të falënderojmë partnerët dhe do të jemi përkrah tyre derisa Kosova të ketë një standard të avancuar në forenzikë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.