☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,599 ▼0.76%
DOW 52,312 ▼0.5%
NASDAQ 26,077 ▼0.97%
NAFTA 103.51 ▲3.46%
ARI 4,319 ▼2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,436 ▲ +1.62% ETH $2,500 ▲ +0.37% XRP $1.3981 ▲ +3.59% SOL $101.5400 ▲ +0.99%
S&P 500 7,599 ▼0.76 % DOW 52,312 ▼0.5 % NASDAQ 26,077 ▼0.97 % NAFTA 103.51 ▲3.46 % ARI 4,319 ▼2.04 % S&P 500 7,599 ▼0.76 % DOW 52,312 ▼0.5 % NASDAQ 26,077 ▼0.97 % NAFTA 103.51 ▲3.46 % ARI 4,319 ▼2.04 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Maqedonia

Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me atë se sa do të ishte çmimi real i naftës nëse Qeveria nuk do ta kishte miratuar vendimin për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar, ai deklaro se çmimi do të ishte për 11-11.5 denarë më shumë.

“Nëse nuk do të merrej ky vendim, si dhe vendimet e mëparshme për uljen e akcizës, për shembull, çmimi i karburantit dizel do të ishte rreth 11–11.5 denarë më i lartë për litër se sa është sot.

Me fjalë të tjera, duke pasur parasysh rritjen e sasisë së karburantit të shitur në pikat e karburantit në vend, veçanërisht në ato që gravitojnë në pjesët veriore, perëndimore dhe jugore të vendit, për shkak të presionit të qytetarëve që vijnë nga Greqia, Shqipëria dhe Serbia, kemi arritur në mbi 2 milionë litra karburant që shiten në pikat e karburantit në Maqedoni.

Duke pasur parasysh se rreth 70 për qind është karburant dizel, atëherë arrijmë në rreth 1 milion e 400 mijë, 1 milion e 500 mijë litra. Kjo do të thotë se në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve të vendit është më shumë se 250.000 euro.

Ose, nëse merret parasysh një periudhë prej rreth dy javësh dhe, nëse merret parasysh edhe ulja tashmë e miratuar e doganës, përkatësisht akcizës për benzinën pa plumb me 95 dhe 98 oktanë, atëherë arrijmë në një shumë prej 4.2 deri në 4.5 milionë euro. Ky është kursimi i drejtpërdrejtë që kanë qytetarët tanë.

Ndërsa kursimi indirekt reflektohet në normën e ulët të inflacionit. Ne tashmë prej dy muajsh, në korrik dhe gusht, në kulmin e krizës më të madhe energjetike botërore që e mban mend njerëzimi, kemi, do të thoja, një nga normat më të ulëta të inflacionit, shumë më të ulët se Bashkimi Evropian.

Në rajon jemi ndër vendet me normën më të ulët, vetëm fqinji ynë verior, Serbia, ka një normë inflacioni rreth 0.3–0.2 për qind më të ulët.

Dhe ajo që gjithashtu dua të theksoj është se aktualisht kemi çmimin më të ulët të karburantit dizel dhe të benzinës pa plumb me 95 dhe 98 oktanë dhe, nëse krahasohet me çmimet që kanë fqinjët tanë, madje edhe në Evropë, atëherë dallimi është nga 20 deri në 50 për qind”, tha Mickoski./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.