☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,502 ▼0.12%
DOW 52,156 ▲0.3%
NASDAQ 26,339 ▼0.14%
NAFTA 76.02 ▲1%
ARI 4,379 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,840 ▲ +0.07% ETH $1,772 ▼ -0.48% XRP $1.2102 ▼ -0.62% SOL $73.5600 ▲ +0.42%
S&P 500 7,502 ▼0.12 % DOW 52,156 ▲0.3 % NASDAQ 26,339 ▼0.14 % NAFTA 76.02 ▲1 % ARI 4,379 ▲0.55 % S&P 500 7,502 ▼0.12 % DOW 52,156 ▲0.3 % NASDAQ 26,339 ▼0.14 % NAFTA 76.02 ▲1 % ARI 4,379 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kosova

Misetic sfidon pretendimet e Speciales për gjykim të drejtë: Të gjitha ankesat e ish-krerëve të UÇK-së janë refuzuar

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Misetic, ka reaguar ndaj deklaratave të Dhomave të Specializuara në Hagë për standardet e gjykimit të drejtë, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave të ankesës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i Miseticit erdhi pasi zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, prezantoi standardet e gjykimit të drejtë që, sipas tij, garantohen në të gjitha procedurat gjyqësore të kësaj gjykate.

Përmes një postimi në Facebook, Misetic theksoi se e drejta për ankim duhet të vlerësohet edhe në praktikë, duke kujtuar se të akuzuarit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” kanë paraqitur gjithsej 37 ankesa të ndërmjetme, të cilat, sipas tij, janë refuzuar të gjitha nga Paneli i Apelit.

“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, ka shkruar Misetic.

Nga ana tjetër, Gjykata Speciale ka mbrojtur funksionimin e sistemit të saj gjyqësor, duke theksuar se të drejtat e të akuzuarve garantohen në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Sipas zëdhënësit Doyle, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara zbatojnë vazhdimisht konventat ndërkombëtare të përfshira në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të saj.

Ai ka theksuar se të akuzuarit kanë në dispozicion disa mjete juridike për të kundërshtuar vendimet e gjykatës, përfshirë ankesat para panelit të apelit, kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme dhe ankesat në Dhomën Kushtetuese.

“Ky sistem pasqyron mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ekziston edhe para gjykatave të tjera në Kosovë. Të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër rastesh, e kanë bërë këtë me sukses”, ka deklaruar Doyle.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vazhdon, ndërsa debati mbi respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë mbetet një nga çështjet më të diskutuara që nga fillimi i procedurave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.