☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.42 ▲1.52%
ARI 4,052 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,922 ▲ +1.33% ETH $2,353 ▲ +1.49% XRP $1.3270 ▲ +2% SOL $101.9200 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mjekët e QKUK-së shpëtojnë foshnjën njëjavëshe me një operacion të rrallë dhe kompleks

Ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale në QKUK, ka realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e rrallë tek një i porsalindur njëjavësh, i diagnostikuar me teratomë kongjenitale orofaringo-nazofaringeale (Epignathus), një patologji jashtëzakonisht e rrallë që rrezikonte seriozisht frymëmarrjen dhe ushqyerjen.

Sipas një njoftimi për media thuhet se me incidencë rreth 1 në 35.000 deri në 1 në 200.000 lindje të gjalla, dhe shoqërohet me mortalitet të lartë, deri në 80–100% nëse nuk sigurohet në kohë rrugët e frymëmarrjes.

“Pas diagnostikimit të hershëm dhe sigurimit emergjent të rrugëve të frymëmarrjes nga ekipi i Klinikës së Neonatologjisë pacienti iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme radiologjike dhe vlerësimit multidiciplinar. Menaxhimi u realizua nga ekipi i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale, në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e Neonatologjisë, Anesteziologjisë, Radiologjisë dhe Institutit të Patologjisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se operacioni u realizua nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale, nën udhëheqjen e dr. Alban Olluri, me mbështetjen e ekipit të anesteziologëve të udhëhequr nga dr. Agreta Gashi Gecaj.

“Tumori u largua në tërësi, me ruajtjen maksimale të strukturave anatomike përreth dhe pa komplikime intraoperative. Ecuria postoperative ka qenë shumë e favorshme, foshnja merr frymë spontanisht, ushqehet normalisht dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e ekipeve mjekësore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim, ky rast është ndër rastet më të suksesshme dhe të rëndësishme për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke treguar nivelin e lartë të ekspertizës profesionale, bashkëpunimit multidisiplinar dhe kapaciteteve klinike në trajtimin e patologjive të rralla dhe komplekse tek foshnjat. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.