Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,584 ▼0.48%
DOW 51,933 ▼0.93%
NASDAQ 26,003 ▼0.7%
NAFTA 105.27 ▲3.83%
ARI 4,329 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,442 ▼ -2.97% ETH $2,422 ▼ -4% XRP $1.3893 ▼ -1.82% SOL $99.2300 ▼ -3.17%
S&P 500 7,584 ▼0.48 % DOW 51,933 ▼0.93 % NASDAQ 26,003 ▼0.7 % NAFTA 105.27 ▲3.83 % ARI 4,329 ▼0.52 % S&P 500 7,584 ▼0.48 % DOW 51,933 ▼0.93 % NASDAQ 26,003 ▼0.7 % NAFTA 105.27 ▲3.83 % ARI 4,329 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Arte

Monumenti i mbretëreshës Teuta vendoset në ballkonin panoramik Shëngjin-Velipojë

Një vepër monumentale kushtuar mbretëreshës Teuta është vendosur në ballkonin panoramik përgjatë aksit rrugor Shëngjin-Velipojë, duke i shtuar zonës një tjetër atraksion me vlera historike, kulturore dhe turistike.

Vepra, rreth 9 metra e lartë, është realizuar nga skulptori Julian Muçollari, ndërsa ideja e saj është frymëzuar nga gazetari Marin Mema. Në realizimin e monumentit kanë kontribuar edhe historiani Paulin Zefi, aktorë nga trojet shqiptare dhe këshilli bashkiak i Lezhës.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, historiani Paulin Zefi, gazetari Marin Mema, historianë, studiues dhe qytetarë të shumtë.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se “përballë Adriatikut, Teuta rikthehet si simbol i historisë, identitetit dhe krenarisë sonë. Lezha ka sot një arsye më shumë për t’u vizituar”.

“Ky monument është një aset i ri turistik që bashkon bukurinë e natyrës me madhështinë e historisë”, tha Ndreu.

Kryebashkiaku Beci u shpreh se “është një aks i përbashkët ku Shkodra, Ulqini, Lezha, Durrësi dhe gjithë bregu tashmë janë jo vetëm një aks krenarie, historie e luftërash, por sot edhe një aks i bukur turizmi, bashkëpunimi dhe zhvillimi”.

Historiani Paulin Zefi theskoi se “urojmë që kjo nismë e jona të shërbejë si shembull edhe për qytete të tjera, për të vendosur figura të tjera të rëndësishme të antikitetit, pra mbretër dhe mbretëresha ilire, edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”.

Ndërsa gazetari Marin Mema u shpreh se “uroj shumë që ky të jetë vetëm hapi i parë i një sërë monumentesh që duhet, e ripërsëris, duhet të ndërtohen për të rikujtuar trashëgiminë, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”.

“Nëpërmjet tyre, ne ruajmë dhe përcjellim te brezat e ardhshëm historinë dhe vlerat tona kombëtare”, tha Mema.

Figura e mbretëreshës Teuta, një prej personaliteteve më të njohura të historisë së lashtë ilire, synon të shërbejë si një simbol i historisë, identitetit dhe krenarisë shqiptare, ndërsa vepra pritet të jetë edhe një pikë e re ndalese për vizitorët që përshkojnë aksin Shëngjin–Velipojë.

Vendosja e monumentit i shtohet ofertës turistike të zonës, duke synuar të sjellë më pranë vizitorëve historinë dhe figurat e rëndësishme të trashëgimisë shqiptare.

Aksi Shëngjin-Velipojë, krahas peizazhit bregdetar dhe pikave panoramike, vijon të pasurohet me elementë të rinj që ndërthurin turizmin, kulturën dhe historinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.