☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,302 ▼ -0.62% ETH $2,494 ▲ +0.15% XRP $1.3989 ▼ -0.8% SOL $104.1500 ▼ -1.17%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Kosova

MPFVLÇ lanson udhëzuesin për vlerësimin dhe fuqizimin e familjeve në Skemën e Ndihmës Sociale

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) ka bërë të ditur se sot është lansuar Udhëzuesi për Profilizimin, Vlerësimin e Nevojave dhe Fuqizimin e Vazhdueshëm të Familjeve në Skemën e Ndihmës Sociale.

Sipas njoftimit të ministrisë, qëllimi i këtij udhëzuesi është standardizimi i mënyrës së punës dhe sigurimi i trajtimit të barabartë për familjet përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale.

“Qëllimi i Udhëzuesit është të standardizojë mënyrën e punës, të sigurojë trajtim të barabartë, të qartësojë përgjegjësitë dhe të krijojë lidhje funksionale ndërmjet Skemës së Ndihmës Sociale, Qendrave për Punë Sociale, Agjencisë së Punësimit, komunave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se hartimi i udhëzuesit është iniciuar nga Departamenti i Skemave Sociale, në kuadër të procesit të profilizimit të familjeve që përfitojnë nga Skema e Ndihmës Sociale dhe vlerësimit të nevojave të tyre.

Sipas MPFVLÇ-së, udhëzuesi është hartuar në kuadër të projektit “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët në Kosovë”.

Projekti është implementuar nga Terre des hommes Lausanne në Kosovë, në partneritet me Zërin e Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ministria vlerëson se udhëzuesi do të shërbejë si një instrument për një qasje më të standardizuar në identifikimin e nevojave të familjeve përfituese dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të tyre përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe ofruesve të shërbimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.