Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 96.68 ▲2.42%
ARI 4,718 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,940 ▼ -0.02% ETH $2,323 ▼ -0.36% XRP $1.4173 ▼ -0.7% SOL $85.3800 ▼ -1.25%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.68 ▲2.42 % ARI 4,718 ▼0.49 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 96.68 ▲2.42 % ARI 4,718 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Europa

Mungesa e ushtarëve vazhdon të mundojë Ukrainën edhe në vitin e pestë të luftës

Të shtënat me armë zjarri jehuan midis trafikut të bllokuar të mesditës, duke shkaktuar panik tek kalimtarët në një rrugë të ngarkuar në qytetin port të

Të shtënat me armë zjarri jehuan midis trafikut të bllokuar të mesditës, duke shkaktuar panik tek kalimtarët në një rrugë të ngarkuar në qytetin port të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa. Burra të maskuar dhe me jelekë antiplumb i nxorën disa burra të tjerë nga një minibus i bardhë, i hodhën në trotuar dhe i arrestuan.

Burrat e maskuar ishin pjesëtarë të agjencisë kryesore të sigurisë së Ukrainës, SBU. Njerëzit që po ndaloheshin ishin nga zyra rajonale e rekrutimit ushtarak, e cila është përgjegjëse për gjetjen e burrave që e shmangin thirrjen në ushtri, dhe të atyre që e shpërfillin thirrjen për të luftuar në vijën e frontit.

Disa kalimtarë reaguan me ngazëllim.

Arrestimet më 21 prill ishin pjesë e një operacioni të organizuar, thanë autoritetet, për kapjen e rekrutuesve të korruptuar që kërkonin ryshfete dhe shantazhonin njerëz që nuk donin të regjistroheshin, ose nuk kishin të drejtë të regjistroheshin në ushtri.

Dhe, ky nuk është aspak rast i izoluar.

Më shumë se katër vjet pas fillimit të luftës së plotë nga Rusia, mbrojtja e Ukrainës, sa i përket burimeve njerëzore, vazhdon të jetë e mangët. Kievi ka bërë përpjekje për disa vite të krijojë një sistem më të mirë për të nxitur, tërhequr dhe rekrutuar njerëz për të shërbyer, qoftë në vijën e frontit apo në role të tjera.

Kjo mbetet sfidë e madhe për të. E korrupsioni mes rekrutuesve po e bën edhe më të vështirë.

“Nga njëra anë, të gjithë thonë se duhet të luftojmë deri në fitore, por nga ana tjetër, të gjithë po ikin nga mobilizimi”, u ankua këtë muaj Kyrylo Budanov, ish-shef i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

“Ky është problem i madh, i jashtëzakonshëm”, vlërësoi ai.

“Luftërat nuk fitohen pa njerëz. Pa njerëz, luftërat humben dhe kjo ndodh. Por, të fitosh pa njerëz, kjo thjesht nuk ndodh”, tha Budanov në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, Ukrinform.

“Qeveria ukrainase ka tentuar të përmirësojë imazhin e sistemit të rekrutimit, por duhet bërë më shumë punë”, thuhet në një analizë të publikuar muajin e kaluar nga Carnegie Endoëment for International Peace.

“Receta kryesore për ryshfet dhe korrupsion është mungesa e vullnetit të një pjese të konsiderueshme të qytetarëve për të përmbushur detyrën kushtetuese për ta mbrojtur shtetin, nëse kanë mundësi financiare për ta shmangur këtë”, tha Viktor Kevlyuk, analist ushtarak në Qendrën për Strategji të Mbrojtjes në Kiev dhe bashkautor i analizës.

“Djemtë tanë janë në vijën e frontit dhe dikush duhet t’i zëvendësojë”

Në javët pas pushtimit të plotë në shkurt 2022, Ukraina arriti të ndalojë atë që shumëkush e kishte parashikuar si një fitore të lehtë për ushtrinë ruse, duke përdorur guximin, aftësitë dhe trimërinë, si dhe paaftësinë e disa komandantëve rusë.

Forcat ukrainase arritën t’i kryejnë dy kundërofensiva të suksesshme në fund të vitit 2022, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.

Derisa lufta vazhdoi, Rusia e shfrytëzoi të qenet më e madhe dhe bazën më të thellë të mbrojtjes për dërguar më shumë njerëz në luftë.

Një urdhër mobilizimi i pjesshëm në shtator 2022 solli dhjetëra mijëra burra në vijën e frontit. Autoritetet krijuan një sistem të përzier rekrutimi, që përfshinte paga dhe përfitime të jashtëzakonshme, të financuara nga buxhetet federale dhe rajonale.

Kjo bëri që të dërgoheshin rregullisht burra drejt frontit, ndërsa shkalla e humbjeve ishte tronditëse.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore dhe ekspertëve, humbjet e Rusisë po i afrohen shifrës prej 1.5 milion të vrarë dhe të plagosur, një numër marramendës që tejkalon humbjet që Moska ka pësuar në të gjitha luftërat që nga viti 1945.

Ndërkohë, Ukraina besohet të ketë mbi 500.000 të vrarë dhe të plagosur, që është një problem edhe më i madh për shkak të popullsisë më të vogël.

“Djemtë tanë janë në vijën e frontit dhe duhet të zëvendësohen nga dikush”, tha Budanov, tani shef i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky. “Ata që shmangin shërbimin nuk e kuptojnë këtë”.

Zyrtarët kanë pasur vështirësi ta përmirësojnë sistemin për joshjen dhe mbajtjen e ushtarëve. Në prill 2024, Zelensky e nënshkroi një ligj që uli moshën minimale për mobilizim dhe kërkoi që të gjithë burrat t’i përditësojnë të dhënat e tyre ushtarake.

Ligji gjithashtu rriti pagesat për vullnetarët dhe lejoi që disa të dënuar me burgim të shërbejnë.

Vitin e kaluar, autoritetet shpallën stimuj që përfshijnë bonuse në para, kredi të subvencionuara për banesa, arsim universitar falas dhe të drejtën për të udhëtuar jashtë vendit pas përfundimit të shërbimit.

Që nga janari 2025, rreth 800.000 trupa shërbenin në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe struktura të tjera si brigadat territoriale dhe Garda Kombëtare.

Sipas ligjit ushtarak, shumica e burrave nga 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen nga vendi.

Një vlerësim parlamentar i vitit 2024 thoshte se kishte 4.35 milionë burra ukrainas nga mosha 25 deri në 60-vjeçare, të përshtatshëm për shërbim. Vlerësime të tjera e vendosin këtë shifër në rreth 5 milionë.

Sistemi i tanishëm për sigurimin e një fluksi të vazhdueshëm rekrutësh mbështetet në Qendrat Territoriale të Rekrutimit dhe Mbështetjes Sociale. Këto qendra jo vetëm që rekrutojnë, por edhe ndjekin ata që shmangin mobilizimin.

Ky proces ka qenë shumë i diskutueshëm, nëse jo i urryer. Në një rast të njohur, rekrutuesit u shfaqën në një koncert në Kiev dhe shpërndanë fletëthirrje, duke e tërhequr zvarrë një burrë ndërsa ai kundërshtonte.

Një video tjetër tregon një përleshje në çati midis një rekrutuesi dhe një burri, që përfundon me rrëzimin e të dyve.

Rekrutuesit shpesh patrullojnë qytetet me minibusa, duke kërkuar burra. Shpesh ata i ndalojnë me forcë dhe i fusin në automjete.

Ndërkohë, është krijuar një sistem paralel për të ndihmuar njerëzit të shmangin mobilizimin.

Rojet kufitare ukrainase thonë se ata që tentojnë ta shmangin mobilizimin paguajnë rreth 15.000 dollarë për kontrabandistët që u ndihmojnë të kalojnë ilegalisht në vende si Rumania.

“Nuk ka përçarje në shoqërinë ukrainase”, tha analisti politik Volodymyr Fesenko. “Por, ka tension lidhur me mobilizimin dhe ky tension po rritet… Ka korrupsion dhe përdorim të tepruar të dhunës”.

“Mobilizimi është i domosdoshëm. Dikush duhet të luftojë”

Odesa, një qytet port i njohur për botën e krimit, ka qenë qendër e shumë ankesave për ryshfete nga rekrutuesit. Zyra parlamentare për të drejtat e njeriut raportoi rreth 200 ankesa për shkelje të kryera nga rekrutuesit ushtarakë vitin e kaluar.

Në incidentin e 21 prillit, oficerët e SBU-së ndaluan një minibus pas një ndjekjeje, qëlluan me armë dhe arrestuan tetë njerëz, duke i detyruar të shtrihen në asfalt.

Sipas raportimeve, rekrutuesit kërkuan 30.000 dollarë ryshfet nga një ish-ushtar që zyrtarisht ishte liruar nga mobilizimi. Ai u kërcënua me armë dhe rekrutuesit e futën me forcë në automjet. Oficerët e SBU-së thuhet se konfiskuan shkopinj, boksa hekuri, thika dhe armë pa leje nga minibusi.

Megjithëse ukrainasit e mbështesin luftën, shumica e shoqërisë është e lodhur dhe kërkon përfundimin e luftës.

Derisa përpjekjet për mobilizim mbështeten, korrupsioni dhe dhuna nga rekrutuesit janë të papranueshme për shumë njerëz.

“Nuk mund ta shmangësh. Mobilizimi është i domosdoshëm. Dikush duhet të luftojë”, tha një grua nga Odesa për Shërbimin ukrainas të REL-it.

“Dhe, ata që shmangin shërbimin duhet të detyrohen të shërbejnë. Por, duhet të ketë metoda të qytetëruara, pa [torturë]”, shtoi ajo./ REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.