☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 78.16 ▲0.03%
ARI 4,010 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,032 ▼ -2.63% ETH $1,762 ▼ -2.05% XRP $1.0609 ▼ -1.94% SOL $74.6000 ▼ -2.51%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 78.16 ▲0.03 % ARI 4,010 ▲0.11 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 78.16 ▲0.03 % ARI 4,010 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
14 Jul 2026
Breaking
Politika

Ndoka: PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet, duhet të krijojë besim te qytetarët!

Kreu i PDK Nard Ndoka thekson se PD nuk duhet të presë radhën për të ardhur në pushtet, pas protestave qytetare, por të krijojë besim si te njerëzit, ashtu edhe te aleatët.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Ndoka u shpreh se protesta ka kapur thelbin, që është bllokimi i sistemit, prandaj PD duhet të shohë përtej vetes.

Duke marrë shembullin e komisioneve parlamentare, Ndoka vuri në dukje se veprimet e PD krijojnë frymë mosbesimi, pasi mungon transparenca.

Kanë dhunuar sistemin, kanë dhunuar edhe Kushtetutën. Ne duhet t’i rregullojmë këto parametra. Edhe roli i opozitës duhet të jetë shumë më tepër transparent, që të krijohet besimi te qytetarët, të krijohet besimi te aleatët, të krijohet besimi te ndërkombëtarët, që kjo opozitë do standarde. Nuk duhet të presim radhën e qumështit dhe kur t’i vijë radha të marrë pushtetin. Kërkon përgjegjësi politike dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi dy komisione sot në Parlament, komisionin për Reformën Territoriale dhe komisionin për Reformën Zgjedhore, unë jam aleat i PD, nuk e di që ka një draft, nuk ka konsulta me ne që ta dijmë, ndërkohë që ka një vit e gjysmë që këto dy palë e vazhdojnë. Kjo krijon frymë mosbesimi te vet PD si partia më e madhe opozitare. Unë dua standarde, flas për qytetarët e këtij vendi, kjo protestë ka kapur thelbin politik, problemin e bllokimit të sistemit. PD duhet të dalë mbi veten, ta shohë Shqipërinë së pari, pastaj partinë. Se e ktheu Edivini Rilindjen, partia e para, Shqipëria e dyta!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.