☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nënshkruhet marrëveshja e zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave”

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave (EEW)”.

Kjo iniciativë synon të përmirësojë kushtet strukturore, individuale dhe sociale për gratë në Kosovë, duke rritur qasjen e tyre në tregun e punës dhe mundësitë për punësim, me fokus të veçantë te gratë nga zonat rurale dhe kategoritë më pak të përfaqësuara.

“Përmes këtij projekti do të mbështetet zhvillimi dhe përmirësimi i shërbimeve të punësimit, fuqizimi i kapaciteteve institucionale, orientimi në karrierë, aftësimi profesional dhe promovimi i politikave aktive të tregut të punës, me synim krijimin e më shumë mundësive për përfshirjen e grave në jetën ekonomike”, ka njoftuar Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.

Po ashtu, projekti parasheh bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare dhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale.

Ministria thotë se në këtë kuadër do të themelohet një grup i përbashkët pune dhe do të realizohet një vlerësim i nevojave, mbi bazën e të cilit do të planifikohen aktivitetet e mëtejshme në përputhje me objektivat e projektit dhe burimet në dispozicion.

“Marrëveshja është pjesë e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, e cila zbatohet në kuadër të marrëveshjeve dhe dakordimeve ndërmjet dy qeverive për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, duke dëshmuar edhe një herë partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.