☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Nga takimi me Kurtin te KFOR-i, katër mesazhet e ministrit francez nga vizita në Kosovë

Ministri francez për Çështje Evropiane, Benjamin Haddad, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë së cilës ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka vizituar Manastirin e Graçanicës dhe trupat franceze të angazhuara në kuadër të misionit të KFOR-it.

Përmes disa postimeve në platformën “X”, Haddad ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

“Faleminderit për këtë intervistë, zoti kryeministër Albin Kurti. Ishte një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë–Francë: Lojërat Mesdhetare, Frankofonia, siguria, bashkëpunimi gjyqësor dhe reformat”, ka shkruar Haddad.

Ai ka theksuar se Franca ka qenë pranë Kosovës që nga fillimi i shtetndërtimit të saj, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri francez është takuar edhe me përfaqësues të partive kryesore politike në Kuvendin e Kosovës, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“U takova në Prishtinë me përfaqësuesit e partive kryesore në Kuvendin e Kosovës. Pluralizmi është jetik për jetën demokratike të Kosovës dhe për të ardhmen e saj evropiane”, ka deklaruar ai.

Haddad ka vizituar edhe kontingjentin francez të angazhuar në Kosovë në kuadër të misionit “Forca për Kosovën”, ku ka shprehur mirënjohjen për ushtarët francezë të vendosur në vend.

“Shpreha mirënjohjen time për ushtarët tanë francezë të dislokuar në Kosovë. Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon mbështetjen evropiane për stabilitetin në rajon”, ka shkruar ministri francez.

Në kuadër të vizitës, Haddad ka qëndruar edhe në Manastirin e Graçanicës, të cilin e ka cilësuar si një vend të rëndësishëm të kulturës dhe historisë së serbëve të Kosovës.

“Një vizitë madhështore në Manastirin Ortodoks të Graçanicës, një vend kyç i kulturës dhe historisë së serbëve të Kosovës, që pasqyron karakterin shumëetnik të vendit”, ka shkruar ai.

Vizita e ministrit francez vjen në kuadër të angazhimit të Francës për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën, mbështetjen e stabilitetit rajonal dhe procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.