Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 18 June 2026
S&P 500 7,496 ▲1.02%
DOW 51,779 ▲0.56%
NASDAQ 26,370 ▲1.34%
NAFTA 73.27 ▼3.6%
ARI 4,260 ▼2.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,745 ▼ -2.11% ETH $1,738 ▼ -1.05% XRP $1.1593 ▼ -3.04% SOL $70.9700 ▼ -2.08%
S&P 500 7,496 ▲1.02 % DOW 51,779 ▲0.56 % NASDAQ 26,370 ▲1.34 % NAFTA 73.27 ▼3.6 % ARI 4,260 ▼2.77 % S&P 500 7,496 ▲1.02 % DOW 51,779 ▲0.56 % NASDAQ 26,370 ▲1.34 % NAFTA 73.27 ▼3.6 % ARI 4,260 ▼2.77 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të detyrës në rastin “Pronat në Prizren”

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me inicialet E.J., nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Pronat në Prizren”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari ndodhet në ndalim 48-orësh dhe dyshohet se, në cilësinë e ndërmjetësuesit të licencuar, ka tejkaluar kompetencat duke përpiluar dokumente dhe marrëveshje fiktive ndërmjetësimi, me qëllim përfitimi për vete ose për persona të tjerë.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet disamujore, të zhvilluara në bashkëpunim me Policia e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë zbuluar se përmes dokumenteve dhe procedurave fiktive janë bartur në mënyrë të kundërligjshme 18 parcela tokësore në fshatin Lokvicë të Prizrenit, me vlerë rreth 1 milion euro.

Sipas autoriteteve, pronat i përkisnin një personi të ndjerë prej disa dekadash, ndërsa përmes manipulimeve dyshohet se janë ndryshuar pronësitë e parcelave, duke u shkaktuar dëm material pronarëve ligjorë.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria ka bërë të ditur se është lëshuar urdhër i përkohshëm për ngrirjen e 18 pronave, me qëllim ruajtjen e gjendjes së tyre deri në përfundim të procedurës hetimore.

Po ashtu, hetimet po zhvillohen edhe ndaj të dyshuarit V.Z., i cili ndodhet në arrati dhe dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se në koordinim me E.J. ka falsifikuar dokumente publike dhe ka bartur në emër të tij 18 ngastra kadastrale përmes marrëveshjeve të rreme të ndërmjetësimit.

Në të njëjtin rast po hetohet edhe i dyshuari A.G., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë aksionit janë sekuestruar 14 mijë e 600 euro para të gatshme, telefona mobilë dhe dokumente relevante për rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe sigurimin e provave shtesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.