🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,014 ▲ +0.45% ETH $2,453 ▲ +0.69% XRP $1.3856 ▲ +0.07% SOL $104.6000 ▲ +1.1%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Nuk u paguan për orët shtesë, qindra policë padisin MPB-në

Qindra policë kanë paditur Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi kjo e fundit nuk ua ka paguar kompensimet për orët e punuara shtesë jashtë orarit në përputhje me marrëveshjen për punë siç u takon. Mbi një mijë padi janë dorëzuar vetëm në tre muajt e fundit, respektivisht në shkurt, mars dhe në 20 ditë të prillit.

Siç njoftuan nga Gjykata Civile, në muajin shkurt sipas të dhënave nga sistemi operativ AKMIS, e që përfshinë të gjitha gjykatat në RMV, në muajin shkurt janë dorëzuar 458 lëndë për kompensime të pa paguara. Në muajin mars janë regjistruar 506 ndërsa gjatë muajit prill 911 lëndë.

Në kompensimet nga marrdhënia e punës bien dhe kompensimet e pa paguara për punë jashtë orarit, që do të thotë se ekzistojnë edhe kompensime të tjera të cilat dalin nga marrdhënie e punës. Sistemi operativ AKMIS nuk selekton të dhëna për lëndët nga marrëveshjet për marrdhëniet e punës, thonë nga Gjykata Civile.

Por nga Gjykata Civile sqarojnë se disa nga këto lëndë mund të jenë nga i njëjti paditës pasi nëse lënda është kthyer nga vendimi i shkallës së dytë, regjistrohet me numër të ri.

Nëse vendimi është ankimuar, e Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë, lënda kthehet në gjykim të shkallës së parë në vendim të përsëritur, me çka lënda mer numër të ri. Kjo do të thotë se në të dhënat që kemi dërguar ka edhe lëndë të cilat kanë marrë numër të rri, e janë sipas rregullores gjyqësore, sqarojnë nga Gjykata Civile.

E pikërisht në kuadër të sistematizimit të ri, këto padi ose mund të bien ose mund edhe të shtohen. Policët në adresë të Alsat janë ankuar se gjykata nuk i procedon në kohë paditë ose nuk i vë në statusin e plotfuqishëm edhe pse përfundojnë të gjitha procedurat ligjore. Për vonesat nga gjykata arsyetohen me volumin e madh të lëndëve./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.